KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërcënon Petkoviq: Po e shqyrtojmë dërgimin e 1 mijë ushtarëve në Kosovë
Siguri

Kërcënon Petkoviq: Po e shqyrtojmë dërgimin e 1 mijë ushtarëve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 23:46 -08/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq në orët e vona të së enjtes ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, pas vendimit të Policisë së Kosovës që ta rris praninë në veri.

Ai ka thënë se veriu po pushtohet nga policia e Kosovës. Në këtë konferencë, Petkoviq ka deklaruar po ashtu se Serbia po e shqyrton mundësinë, siç ka thënë ai, kthimit të 1,000 pjesëtarëve të saj të sigurisë në Kosovë.

Petkoviq ka deklaruar se dërgimi i këtyre pjesëtarëve, është i mundshëm sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Vuçiq ka përsëritur shumë herë se ne nuk do të lejojmë një pogrom të ri të popullit tonë. Shpresoj që ata që duhet të reflektojnë me Kurtin ta kuptojnë këtë mesazh, sepse ne nuk do të lejojmë që populli ynë të vuajë. Le ta dinë ata në perëndim, kështu që nuk do të jenë të befasuar me vendimet tona, sepse nuk jemi ne që provokojmë dhe shkelim marrëveshjet, të gjitha këto i bën Kurti dhe dikush e lejon”, ka shtuar Petkoviq.

Ai ka deklaruar se sonte rreth 300-350 forca policore janë futur në veri.

“Sipas njohurive tona, 300-350 policë të Kosovës me armë të gjatë dhe automjete të blinduara pushtuan veriun e Kosovës dhe bllokuan Mitrovicën e Kosovës. Arsyeja e inkursionit të policisë në veri të Kosovës është gjoja se shqiptarët që jetojnë aty kanë frikë nga çdo gjë që po ndodh. Po ashtu ju kujtoj se dy ditë më parë ka pasur një përballje mes Kurtit dhe qytetarëve të veriut për të detyruar mbajtjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se policia shqiptare, sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe pikës 9 të saj, nuk ka të drejtë të jetë e pranishme në veri të Kosovës.

“Këtë e dinë të gjithë dhe të gjithë shtiren si të çmendur dhe e lejojnë Kurtin të bëjë veprime dhe të shkelë marrëveshjen e Brukselit. Këta janë policë me veshje të plota lufte, që ndalojnë njerëzit dhe i ngacmojnë”, ka theksuar Petkoviq.

Ai ka thënë se pas këtij vendimi të Kosovës, do të ketë ndryshime të mëdha në dialog, për të cilat njoftimin do ta japë vetë presidenti Aleksandar Vuçiq

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?