KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Statusi i kandidatit në BE: Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia mbështesin Ukrainën
Rajon

​Statusi i kandidatit në BE: Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia mbështesin Ukrainën

Kosova News
Kosova News 19:15 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski miratuan sot një deklaratë të përbashkët në mbështetje të dhënies së statusit të kandidatit Ukrainës për anëtarësim në BE.

Presidenti i Ukrainës njoftoi për vendimin gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Kiev.

Zelensky theksoi veçantinë e këtij takimi duke e quajtur atë një samit të Ukrainës dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai saktësoi se kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi kishin mbërritur personalisht në Kiev, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ishte bashkuar bisedimeve përmes një lidhjeje me video.

“Takimi ynë tregon mbështetjen e të nderuarve kryeministra dhe, për rrjedhojë, e popujve të këtyre vendeve për Ukrainën, integritetin tonë territorial, sovranitetin tonë, rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe, nevojën për t’i vendosur të gjithë kriminelët rusë të luftës përpara përgjegjësisë për gjithçka që ata kanë bërë kundër Ukrainës dhe Evropës në tokën tonë”, tha Zelensky.

Ai tha se gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve.

“Jam mirënjohës për miratimin e një deklarate të përbashkët pas bisedimeve tona në mbështetje të dhënies së statusit të kandidatit Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Zelensky.

“Vendet tona, Ukraina, Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian. Ne jemi dakord që vendet tona nuk janë konkurrente në rrugën evropiane, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Zelensky theksoi se forcimi i pozicioneve të unifikuara, rritja e koordinimit midis vendeve evropiane dhe tejkalimi i dallimeve mes të ashtuquajturve anëtarë “të vjetër” dhe “të rinj” të Bashkimit Evropian duhet të bëhet përgjigja ndaj politikës antievropiane të Rusisë.

Përveç kësaj, Zelensky nënvizoi rëndësinë e eliminimit të çdo zone “gri” në Evropë.

Rama dhe Abazoviq ndodhen në një vizitë pune në Kiev me ftesë të presidentit ukrainas Zelensky. Ata vizituan qytetet e rajonit të Kievit të çliruara nga agresorët rusë për të parë nga afër pasojat e armiqësive. /ATSH/

Gjithashtu lexoni:

Sërish zjarr në Bllacë, MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë deri në shuarjen e zjarrit

“Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbështet Paris Gurin pas përplasjes me deputetët e LVV-së

Rruga Shkup–Hani i Elezit bllokohet për shkak të zjarrit pranë tunelit në RMV

“Na ka mbetur veç me vdek”, banori i Thethit me lot në sy: Kam investuar kursimet e jetës në bujtina, duan të na prishin

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

“Nuk kam parë kurrë një fëmijë si ai”, Kroos krahason zhvillimin e Yamal me atë të tij në moshën 17 vjeçare
15:32 -09/07/2025
Djali i Sabit Gecit, ther me thikë kolegun e tij të punës në Postën e Kosovës dhe arratiset
15:29 -09/07/2025
Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje
15:28 -09/07/2025
Sërish zjarr në Bllacë, MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë deri në shuarjen e zjarrit
15:23 -09/07/2025
OEK reagon pasi Gjykata refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut
15:20 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?