Sot u bënë një vjet që nga marrja e udhëheqjes së Prishtinës nga LDK dhe PDK në krye me Përparim Ramën, e sipas anëtarës së Listës Guxo, Jeta Statovci, një vit punë nuk shfaqi asgjë pos rezultate negative që kanë rënduar jetën e qytetarëve të kryeqytetit.
Statovci përmes një postimi, ka përmendur disa nga to:
1. Komuna e Prishtinës, përtej të gjitha vështirësive me problemin e rritjes së cmimeve, ka shënuar një përqindje esktremisht të ulët të realizimit të projekteve kapitale. Prishtina këtë vit kishte një buxhet për investime kapitale në shumë prej 57.431,019 euro dhe nga kjo shumë është realizuar vetëm 9% deri në hyrjen e kuartalit të fundit të këtij viti.
Në kushtet që ndodhen shumë lagje, e me problemet emergjente që i ka Komuna e Prishtinës, një komoditet i tillë është i paparanueshëm përderisa vijojnë të pazgjidhura shumë punë e probleme me efekte negative në jeten e qytetarëve, duke shkuar deri në ato elementare sikurse qent endacak dhe mbeturinat.
2. Bllokimi i rrugës George Bush për ta shënderruar në shesh, pa asnjë konsultim paraprak në Kuvendin Komunal.
Kryetari i Komunës me idetë e tij për “Prishtinën e Përjetimeve” kane sjellë kaos nëpër rrugët e kryeqytetit, pa krijuar kurrfarë zgjidhje alternative dhe informacionin e nevojshem përcjelles.
Qytetarët e zonës së prekur as nuk janë njoftuar e as konsultuar për një vendimmarrje të tillë e ndikim serioz në hapësirat e përbashkëta, por edhe në pronën e tyre dhe qarkullimin ditor.
Zgjerimi i shesheve të qytetit duhet të shoqërohet edhe me debat e sidomos me krijimin e hapësirave alternative që nuk e pengojnë qarkullimin edhe ashtu të rënduar në Prishtinë, përcjellur me instruksionet e nevojshme.
3. Kapja e kompanive publike
Kujtojmë se me ardhjen në pushtet, filloi me veprimet për të kapur kompanitë publike dhe per t’i instaluar aty përfaqësues politik. Jo shumë kohë më parë, ish – këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, u emerua kryeshef i ‘Prishtina Parking’. Së fundi edhe një ish-kandidat për Asamble në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emri më i ri në kuadër të emrimeve mbi baza partiake. Anëtar i LDK -së, së fundmi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Sport Marketing” SH.A, ngjajshëm kishim dhe situaten me Kryeshefin e Termokos.
4. Mungesa e implementimit të planit për legalizimin e ndërtimeve (mbi 40 mijë ndërtesa janë pa leje dhe nuk kanë pranim teknik).
5. Vonesa e zgjidhjeve për transportin – kemi vonesa të pajustifikueshme në avancimin e dy projekteve madhore, ndertimi i Unazes se Madhe dhe Rruges A. Eksperimentet dhe testimet qe po behen nga udhëheqja komunale pa projekte të reja alternative po krijojnë kaos të panevojshëm. Është urgjente të konsiderohet ndërtimi i dy rrugeve nëntokesore që do lidhnin mes vete rrugën Agim Ramadani dhe Luan Haradinaj”, thuhet në postimin e deputetes, Jeta Statovci.
Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, sot ka organizuar një aktivitet përmes së cilës synoi ekspozimin e dështimeve të këtij koalicioni ne kryeqytet, transmeton KosovaNews.
Anëtarët e LVV-së, në mëngjesin e së mërkurës kanë vendosur banera në ndryshëm në sheshin e Prishtinës, në të cilët janë publikuar edhe dështimet që sipas tyre e kanë karakterizuar këtë vit të qeverisjes.


