KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ahmeti e ka një ide për mbajtjen “Sunny Hill”, por Lipa e bëri përgjegjës edhe atë për dështimin
Pa kategori

Ahmeti e ka një ide për mbajtjen “Sunny Hill”, por Lipa e bëri përgjegjës edhe atë për dështimin

Kosova News
Kosova News 10:15 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Komuna e Prishtinës “e ka autonominë ekskluzive për menazhimin e pronës së vet”, dhe sipas tij, mund t’ia japë tokën prej 17 hektarësh për shfrytëzim festivalit “Sunny Hill”, i cili u zhvendos nga Prishtina në Tiranë për shkak të, siç thanë organizatorët, zvarritjeve të Qeverisë.

“Komuna e ka autonominë ekskluzive për menaxhimin e pronës së vet”, shkroi Ahmeti në Twitter. Ai në një diskutim virtual në këtë rrjet social tha se Komuna nuk është dashur ta presë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, pasi sipas tij, ky dikaster e kishte kaluar afatin për vlerësimin e ligjshmërisë.

Por Dukagjin Lipa, themelues i “Sunny Hill”, ia ndau edhe Ahmetit një pjesë të përgjegjësisë që festivali dështoi të mbahej në Prishtinë sivjet, në letrën ku i njoftoi krerët e shtetit për tërheqjen nga organizimi i festivalit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asambleistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë. Sa për sqarim, kërkesa identike, në fund të mandatit të kaluar komunal ishte votuar PRO unanimisht nga të gjithë asambleistët pa dallim partiak, por tani është rikthyer për plotësim, meqë ish-Kryetari Ahmeti nuk e kishte përgatitur dokumentacionin në formën e duhur”, shkori Lipa.

Këtë letër, ai e publikoi në Facebook, ku u shpreh i zhgënjyer që festivali nuk do të mbahet në vendlindjen e tij.

Gjithashtu lexoni:

SC Gjilani jep përditsimin e fundit për gjendjen e Oltion Bilallit: Gjendje stabile, rikuperimi po shkon mirë

Alban Hyseni i shpërblen me ekskursion falas në Shqipëri, maturantët e Gjilanit

Rama: I keni ndalë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston

Përplasje verbale mes ish-nënkryetarit Dardan Sejdiut dhe kryetarit Përparim Rama e stafit të tij

Përkujtohet masakra Dragaqinës, 26 vite më parë 11 civilë u vranë barbarisht duke i hedhur të gjallë në pus

TAGGED: Dua Lipa, Dukagjin Lipa, Shpend Ahmeti, Sunny Hill
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?