KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kritikon prokurorinë dhe gjyqësorin: Asnjë mosveprim nuk do të kalojë i pandëshkuar
Politikë

Kurti kritikon prokurorinë dhe gjyqësorin: Asnjë mosveprim nuk do të kalojë i pandëshkuar

Kosova News
Kosova News 22:38 -02/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përgjigja institucionale ndaj krimeve mizore e trajtimeve çnjerëzore ndaj gruas duhet të jetë e pandalshme, por inicialisht ky ndryshim duhet të fillojë nga vetë ne.

Kurti në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, tha se kjo luftë e gruas për mbijetesë brenda mureve të shtëpisë është luftë e shoqërisë, luftë e shtetit në përkrahje të grave dhe të vajzave dhe ne duhet të ua dëshmojmë përditë se ato nuk janë vetëm

“Vrasja e dyfishtë e mbrëmjes së 30 nëntorit e ka goditur tërë shoqërinë tonë dhe e ka tronditur mbarë popullin tonë. E njëjta ka pasuar vrasjen e një gruaje tjetër nga burri i saj, në shtëpinë e saj para një jave. Derisa ne bëjmë përpjekje për të vetëdijësuar shoqërinë mbi rëndësinë e barazisë gjinore e respektimit të gruas, jemi dëshmitarë të një realiteti që mbetet i shurdhër ndaj thirrjeve, nismave, veprimeve e përpjekjeve tona. Përpjekjeve të cilat i shtyjmë nga dita e ardhjes në Qeveri e të cilat kanë munguar gjatë, shumë gjatë”, tha Kurti.

Më tej ai tha se “Me vite të tëra shoqëria jonë e mban dhunën në familje si çështje private, kurse abuzimin ndaj partnerit si çështje dënimi. Ndryshimi është i mundur, përgjigja institucionale ndaj këtyre krimeve mizore e trajtimeve çnjerëzore ndaj gruas duhet të jetë e pandalshme, por inicialisht ky ndryshim duhet të fillojë nga vetë ne, nga secili prej nesh. Kjo luftë e gruas për mbijetesë brenda mureve të shtëpisë është luftë e shoqërisë, luftë e shtetit në përkrahje të grave dhe të vajzave dhe ne duhet të ua dëshmojmë përditë se ato nuk janë vetëm”.

“Dënimi i kriminelëve nuk ka të bëjë vetëm me një të kaluar të shkuar, por pikërisht me një të kaluar që nuk shkon. Njëmend drejtësia nuk e ngjall njeriun e vrarë dhe as nuk e zhbën krimin e ndodhur, por ajo ndëshkon kriminelin, e dërgon atë në burg duke e izoluar nga shoqëria së cilës ai i bëri dëm dhe jep shembullin për të gjithë ata që një mendim për krim do të mund ta bënin vepër kriminale. Vuajtja e dënimit nuk shërben vetëm për rehabilitim të të burgosurit, por edhe si simbol i dënimit të së keqes nga shteti, nga shteti i së drejtës. Shembull që shteti nuk fal, që shteti mbron, që shteti ruan si vlerën më të madhe të shoqërisë”.

Kurti tha se në raste si ky i fundit, Policia nuk i paraprin prokurorisë dhe gjyqësisë, por i pason ato në mënyrë të dyfishtë: policia zbaton urdhrat e prokurorisë dhe gjyqësorit, si dhe vepron në një kontekst social të sendërtuar ndër shumë vite nga gjykimet e dënimet, apo më mirë të themi mos dënimet e mëhershme.

“Prokuroria pasive dhe gjyqësori joefikas janë ndër shkaqet kryesore të këtij realiteti ku vrasja e grave është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë. Sistemi i padrejtësisë që reagon me shpejtësi e efikasitet kur bëhet fjalë për përfitimin e tyre individual, nuk i shërben këtij shteti dhe kësaj shoqërie. Mungesa e profesionalizmit që shpërfaqet në vendime të anuara e të motivuara, vonesa të paarsyetuara për shkak të mungesës së mekanizmave të llogaridhënies, politizim i sistemit gjyqësor që u bë haptazi nga qeveritë e kaluara, prodhojnë viktima; prodhojnë dhunues; prodhojnë abuzues; dhe përçojnë mesazhin se gjithçka tjetër, përfshirë vënien e drejtësisë, vjen në trajtim pas ngopjes dhe përmbushjes së interesave personale”.

“Asnjë nga këto pengesa nuk do të na e ndalë hovin tonë për t’u siguruar që nuk do të ketë as edhe një më shumë. Asnjë mos veprim nuk do të kalojë i pandëshkuar. Dua që këtë fjali ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë mirë gjithë, ata që kërcënojnë e abuzojnë me gratë e tyre, ata që këto veprime i justifikojnë, dhe ata që nuk i trajtojnë siç duhet apo i harrojnë mbi arsyetimin e punëve të grumbulluara. As edhe një më shumë”, tha Kurti në takimin e Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili është mbajtur sot pasdite me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. 

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 02/12/2022 02/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë
10:11 -07/06/2026
DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
10:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?