KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Politikë

Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova News
Kosova News 17:44 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim një delegacion të Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia, të udhëhequr nga kryetari i këtij komisioni Domagoj Hajdukoviq. Në takim ishte edhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri.

Kurti njoftoi delegacionin parlamentar kroat për të arriturat e qeverisë në fushën e ekonomisë, në avancimin e demokracisë dhe menaxhimin e mirë të pandemisë.

Duke folur për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dyja vendeve, kryeministri Kurti njëkohësisht e falënderoi Kroacinë për bashkëpunim, sidomos në fushën e sigurisë.

Në këtë takim shumë miqësor, kryeministri Kurti po ashtu kërkoi bashkëpunim e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, por edhe në procese tjera në të cilat Kroacia ka përvojë edhe ekspertizë.

Nga ana tjetër, kryetari i këtij komisioni Domagoj Hajdukoviq vlerësoi pozicionimin e qartë të Kosovës në sanksionimet e vendosura ndaj Rusisë duke thënë se nuk është koha për të qenë neutral.

Teksa theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kroacisë dhe Kosovës, Hajdukoviq shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit kroat për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai propozoi që të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi mes Komisionit për Integrimeve Evropiane në Parlamentin e Kosovës dhe Komisionit për Integrimeve Evropiane në Parlamentin e Kroacisë për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në takim u bisedua edhe për komunitetin shqiptar në Kroaci dhe atë kroat në Kosovë dhe për krijimin e mundësive dhe shanseve të barabarta për zhvillim dhe jetë më të mirë./kp/

Gjithashtu lexoni:

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

“UÇK na bashkon”, PDK aksion simbolik në Kuvend

TAGGED: Anëtarësimi, Këshilli i Evropës, Kroacia, Mbështetja
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?