Joseph Borrell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat.
“Ne kemi nje marreveshje!
Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shkruan ai në Twitter.