Tre persona janë arrestuar nga Policia të martën në Prizren, pasi dyshohen për veprën penale “fajde, detyrim, kanosje”.
Gjatë bastisjes në banesën dhe veturën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një dokument marrëveshje për shitblerje të veturës, një kontratë për shitblerje të veturës, dy fletë-dëshmi për tërheqje parash nga dy institucione mikro-financiare, një dëftesë e zyrës këmbimore etj, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe mbahen aty deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews