Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për fat të mirë nuk është e varur nga gazi rus.
Kurti bëri këtë deklaratë deri sa foli të martën në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup, ku po mbahet diskutimi me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.
Në këtë rast, Kurti ka folur edhe për hapat e Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar familjet që kursejnë energjinë elektrike.
“Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus. Kosova është e angazhuar për t’i përmbushur të gjitha obligimet për energji, për treg të lirë të energjisë”, ka thënë Kurti.
