Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kongresisti amerikan Ritchie Torres, është një zë i fuqishëm për Kosovën në Kongresin amerikan.
Osmani e ka pritur sot kongresistin Torres të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e pandalshme të tij për Republikën e Kosovës.
“Kongresisti Ritchie Torres është kampion i vërtetë i lidhjes së veçantë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Sot, në një takim të përzemërt në Presidencë, diskutuam për punën e tij të pandalur në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi thellësisht mirënjohës që kongresisti Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Angel si një nga zërat më të fuqishëm për Kosovën në Kongresin amerikan”, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook.


