KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 400 euro paga minimale, opozita kërkon mbështetje për sektorin privat
Politikë

400 euro paga minimale, opozita kërkon mbështetje për sektorin privat

Kosova News
Kosova News 10:01 -19/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë që paga minimale në vend të jetë 400 euro, e jo siç ka propozuar Qeveria 264 euro.

Këtë e arsyetojnë me krizën pas rritjeve të çmimeve.

Ato po kërkojnë që Ligji i pagave sa më shpejt të procedohet në Kuvend.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se inflacioni tashmë ka arritur në 14%, duke shtuar se paga minimale duhet të jetë 400 euro.

Sipas tij, është obligim i institucioneve që pagat e sektorit privat të jenë në proporcion me problemet që e kanë kapluar vendin dhe pagat në sektorin publik.

“Tashmë zyrtarisht kemi shifrën që mbi 14 ka arritur shkalla e inflacionit. Paga minimale nuk ka asnjë kuptim të jetë sipas propozimeve të Qeverisë dhe duhet të jetë rreth 400 euro. Është obligim institucional dhe social e qytetar që edhe pagat në sektorin privat duhet të jenë kompatibile me problemin dhe pagat e sektorit publik”.

Sipas tij, Qeveria nuk ka hartuar asnjë plan që të subvencionohet sektori privat. Shala theksoi se as me Projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka mbështetje substanciale për sektorin privat.

“Qeveria nuk ka hartuar në asnjë rast një plan në politikat fiskale në subvencionimin e sektorit privat në mënyrë të ligjshme. Përkundrazi ne masa të caktuara kanë qenë të dënueshme dhe regresive sa i përket sektorit privat”.

“Nuk shohim asnjë perspektivë që me këto politika ekonomike e veçanërisht me hartimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm që sektori privat të ketë ndonjë mbështetje më substanciale. Nuk është e paraparë Ligji i pagave as në projekt buxhet dhe është një mashtrim i madh që po na ndodh”.

Ndërsa, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, tha se Ligji për Paga duhet të miratohet urgjentisht.

Sipas saj, sektori privat po injorohet vazhdimisht dhe se reagimi i Qeverisë për ta ndihmuar këtë sektor duke mundësuar rritjen e pagave është i domosdoshëm.

“Ne si Aleancë kemi kërkuar që Ligji i Pagave të vijë sa më shpejt në Kuvend dhe të miratohet dhe të hyjë në fuqi as sa të jetë i mundur dhe ne po kërkojmë që të votohet Ligji i Pagave sepse duke parë krizën ekonomike në vend po e shohim të nevojshëm të miratohet”.

“Sektori privat është shumë i rëndësishëm sepse në shohim që Qeveria nuk po jep asnjë opsion për sektorin privat dhe kjo është një çështje injoruese për sektorin privat. Përderisa Qeveria Kurti dhe Ministri i Financave nuk po reagon mendoj që duhet të rriten pagat në sektorin privat, por edhe Qeveria duhet të reflektoj sa i përket pagave për sektorin privat”./ EO

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kosova News 19/11/2022 19/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?