KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buxheti për FSK-në vitin e ardhshëm pritet të jetë 123 milionë euro – Fondi i Sigurisë ende i hapur
Siguri

Buxheti për FSK-në vitin e ardhshëm pritet të jetë 123 milionë euro – Fondi i Sigurisë ende i hapur

Kosova News
Kosova News 09:22 -16/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës për vitin e ardhshëm pritet të jetë 123 milionë euro. Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thekson se këto mjete duhet të shpenzohen për blerjen e mjeteve ushtarake si dhe për kapacitete njerëzore. Kurse deputeti Enver Dugolli thotë se buxheti i tanishëm sipas planit gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, do të duhej të arrihet në vitin 2028, por që Qeveria e Kosovës do të përshpejtojë këtë proces.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Nga ky buxhet, 123 milionë janë ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, që krahasuar me vitet e kaluara është buxheti më i lartë i ndarë ndonjëherë për mbrojtje.

Por edhe pe buxhet më i lartë, ish- udhëheqësi i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, thotë se këto para, nuk mjaftojnë për blerje të armatimit duke pasur parasysh ngritjen e çmimeve të çelikut dhe materialeve të tjera që përdorën për prodhimin e armëve.

“Mendoj që këto para, nuk janë të mjaftueshme. E tash, Qeveria duhet të mendojë edhe për forcat ajrore siç janë helikopterët. Duhet të mendojë edhe për pajisjet e tjera individuale dhe kolektive që janë shumë të kushtueshme. Edhe ato armë që ka tani FSK-ja, janë të vjetruara. Mendoj që Qeveria do të duhej t`i ndajë mbi 200 milionë euro ose të rrisë 1.7 për qind të bruto produktit vendor”, deklaroi ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha, thotë se blerja e armatimit, trajnimet, shkollimet dhe planifikimet e tjera të furnizimit dhe e gjithë struktura brenda forcës, janë në planin gjithëpërfshirës.

“Nëse flitet tash për blerje armatimesh e për kalim dhe tejkalim të projektit dhe planit atëherë është jo reale, ai plan mund të ndryshohet vetëm me ndihmën teknike të ShBA-së”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti Enver Dugolli thotë se buxheti i tanishëm prej 123 milionë eurosh, që sipas planit gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, do të duhej të arrihet në vitin 2028.

“Kemi arritur shumë në këtë fazë dhe besoj që kjo do ta përshpejtojë procesin e kompletimit të pajisjeve, trajnimeve, blerjeve ushtarake, infrastrukturën, akomodimin dhe kompletimin sa më të shpejtë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit”, theksoi ai.

Me qëllim që t’i ndihmohet FSK-së, në mars të këtij viti Qeveria formoi Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët mund të kontribuojnë me të holla. Ky fond është ende i hapur dhe qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Kosova News 16/11/2022 16/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?