Qendra për Punë Sociale në Prishtinë ka filluar të ofrojë shërbimin e këshillimit më psikolog, për klientët e saj.
Sipas njoftimit ky ka qenë shërbim që ka munguar me dekada.
“Qendrës për Punë Sociale nga sot i shtohet një shërbim i munguar për dekada. Dy psikologë të përhershëm dhe 3 për një periudhë disa mujore nga organizata joqeveritare ‘Pikë Kthese’, do të jenë në shërbim të klientëve të Qendrës për Punës Sociale në Prishtinë. Forcimi i shërbimeve sociale dhe psikologjike duhet të jetë prioritet i dy niveleve në këtë kohë kur kërkesa për shërbime është në rritje të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.


