KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon java e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Politikë

Fillon java e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:31 -08/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Konferenca e Javës së Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave është mbajtur sot me datë 8 nëntor në Prishtinë. Në konferencën e hapjes së Javës së Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve nga niveli qendor, lokal, regjional e ndërkombëtar.

 Qëllimi i kësaj konference ishte debati mbi rëndësinë e procesit të Regjistrimit, metodologjinë e qasjet implementuese, modelet dhe praktikat më të mira shtetërore.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, hapi Javën e Regjistrimit të Popullsisë, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të ZKM-së, mbështetur nga UNFPA-Zyra në Kosovë. Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti, shprehu mbështetjen për projektin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, si dhe për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, si bartëse e projektit nacional të regjistrimit.

Si dhe tha që regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave përbën një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale në vendin tonë.

‘’Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen. Ato u mundësojnë të gjithë shfrytëzuesve të të dhënave, e veçanërisht vendimmarrësve në nivelin lokal e qendror, por edhe donatorëve e investuesve të tjerë – orientimin dhe targetimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët’’, u shpreh kryeministri Kurti. Më tej, shtoi ai, të dhënat flasin për një rritje ekonomike historike në vendin tonë për vitin që shkoi me 10.7 % të bruto produktit vendor, ndërkaq në çerekun e parë të këtij viti, kemi rritje mbi 4 për qind të bruto produktit vendor.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e të dhënave statistikorë dhe angazhimin institucional për përdorimin sistematik, dhe të përgjegjshëm të të dhënave zyrtare përmes bashkëpunimit ndërsektorial në interes publik. Për planifikim më të mirë, dhe mekanizma ligjor në adresimin e kërkesave për përdorimin e tokës, transportit, ekonomisë dhe mjedisit.

Tutje Ministri Aliu tha që “Planifikimi hapësinor e urban, dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët tanë, si prioritet i qeverisë kërkon angazhim profesional e shkencor, në identifikimin e nevojave, kërkesave, e sfidave të qytetareve tanë në çështje që ndërlidhen me banimin e hapësirat publike.

Në kuadër të Institutit për Planifikim Hapësinor, janë trajtuar 50 indikatorët themelor të planifikimit hapësinor dhe urban”.

Kordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, znj. Arnhild Spence, në fjalën e saj të rastit theksoi gatishmërinë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara për të përkrahur qeverinë e Kosovës, në mbledhjen e të dhënave dhe progresin e indikatorëve të Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030.

Duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë të Fondit për Popullsisë-UNFPA me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e me fokus në aktivitetet operacionale të regjistrimit të popullsisë, tha që Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë është një mundësi ideale për krijimin e instrumentit themelor për të dhënat e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor (HDI) në Kosovë”.

Tutje znj. Spence theksoi që “Pa institucione statistikore kredibile, është e pamundur të njohim nevojat e njerëzve në Kosovë, dhe indikatorët e indeksit të zhvillimit njerëzor” Udhëheqësi i Njësisë së Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, z. Madsen në fjalën e tij tha se Bashkimi Evropian i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të sistemeve kombëtare statistikore pasi statistikat qyrtare përdoren nga politik bërësit vendorë dhe ndërkombëtarë, bizneset, akademia dhe shoqëria e qytetarët në përgjithësi. Statistikat janë mjet thelbësor për zhvillimin e shoqërive me orientimdemokratik.

Derisa shprehu nevojën e përmirësimit të regjistrave administrativ të të dhënave në Kosovë, vlerësoi lartë reformat e bëra tashmë në procesin e digjitalizimit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Në fund të fjalës së tij, z. Madsen i uroj të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e regjistrimit së popullsisë 2023.

Zv.Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e projektit nacional të Regjistrimit të popullsisë për programin kombëtar statistikor në vend. Si dhe falënderoi përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionet e diplomatike dhe zyrat ndërkombëtare për mbështetjen e ASK-së.

Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë, z. Avni Kastrati prezantoi objektivat strategjike dhe fazat implementuese të projektit, zhvillimet e fundit teknologjike. Më pas prezantimet vazhduan në fushën e TI dhe GIS të prezantuara nga z. Burim Limolli dhe z. Idriz Shala.

Në takim morën pjesë edhe Ministrat e Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe zyrave ndërkombëtare në Kosovë.

Java e Regjistrimit të Popullsisë nisë zyrtarisht fushatën e informimit për Regjistrimin e popullsisë, dhe do të zgjasë deri me 11 nëntor 2022. Java e Regjistrimit organizohet me mbështetjen e Fondit për Popullsi, UNFPA zyra në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

TAGGED: ASK, java e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Kosova News 08/11/2022 08/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?