Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se në takimin e mbajtur të hënën nga kryeprokurori i kësaj prokurorie me ekipin për përzgjedhjen e shënjestrimin e krimeve të rënda, është shënjestruar një rast me 14 të dyshuar për “Shpëlarje parash”.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo prokurori, ku thuhet se rasti është koduar me emrin “Skema”.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona. Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në komunikatë.


