Deputetët e Listës Serbe kanë i kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli tha se dorëzimin e kanë pranuar zyrtarisht nga administrata.
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat.
Autoritetet kosovare e suspenduan Nenad Gjuriqin, drejtor i Policisë së veri, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.
Dorëzimin e detyrës e kanë bërë gjatë së dielës edhe disa policë serbë në veri të Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe “personale dhe morale”.


