KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Scholz
Home » Kurti pas vizitës së kancelarit: Zhvilluam edhe një takim tête-à-tête, ishte vizitë historike
Politikë

Kurti pas vizitës së kancelarit: Zhvilluam edhe një takim tête-à-tête, ishte vizitë historike

Kosova News
Kosova News 16:33 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ka qenë historike, duke rikujtuar se është e para vizitë e një kancelari gjerman në Kosovën e pas pavarësisë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës gjithashtu ka treguar se sot me kancelarin gjerman kanë zhvilluar edhe një takim sy më sy dhe pastaj edhe me delegacionet shtetërore.

Kurti thotë se përveç kësaj, kjo vizitë është dëshmi e raporteve të forta mes Prishtinës dhe Berlinit.

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”, ka shkruar Kurti.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.

Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz”, ka përfunduar kryeministri.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë

​Prokuroria: Thaçi i dha Fazliut udhëzime për dëshminë e Mustafës – “Shkurt: jo, po, po, jo”

Prokurorja e specializuar për Thaçin: U përpoq ta pengonte procesin, u kap me shumë orë incizime

Nisin deklaratat për administrimin e drejtësisë për Thaçin dhe të tjerët

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

TAGGED: Albin Kurti, Olaf Scholz
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?