KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për dialogun Kosovë-Serbi: Ndërmjetësuesit kërkuan që të mbeten konfidenciale temat e bisedimeve
Politikë

Kurti për dialogun Kosovë-Serbi: Ndërmjetësuesit kërkuan që të mbeten konfidenciale temat e bisedimeve

Kosova News
Kosova News 14:56 -03/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po merr pjesë në Samitin e Berlinit në një deklaratë për mediat atje ka thënë se opsionet që po prezantohen kohëve të fundit për dialogun Kosovë-Serbi, padyshim që janë avancim.

“Opsionet, modelet, idetë që po prezantohen kohëve të fundit padyshim që janë avancim meqenëse bëhet fjalë për koncepte e nocione universale. Besoj që kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë që për bindjen tonë duhet të jetë finale, normalizim të plotë, ligjërisht e obligueshme dhe ta ketë njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se Kosovës dhe Serbisë nuk i duhen zgjidhje super të veçanta të problemeve por një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlerat evropiane.

“Është herët të themi tani se çfarë do të përmbajë ajo në fund. Ka një lëvizje të duhur nga të ashtuquajturat marrëveshje për zgjidhje të problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione ‘sui generis’ me hollësi të panumërta, që i nënshtrohen interpretimeve të panumërta e shpesh herë edhe moskuptimeve e keqinterpretimeve, tek një marrëveshje që është e bazuar te vlerat evropiane. Për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk na duhen zgjidhje super të veçanta të problemeve, por na nevojitej një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlerat evropiane”, u shpreh Kurti.

Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë asnjë marrëveshje që cenon integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë e vendit.

Kurti tha se ai është i gatshëm të merr pjesë në takime për dialogun, sa herë që merr ftesë nga Brukseli.

Kryeministri gjithashtu tregoi se ndërmjetësuesit kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. Deri më tani është diskutuar për hapa të vegjël, ndërsa momenti i ndryshimit ka ndodhur në Bruksel në takimin e 18 gushtit. Në kuadër të kornizës së përgjithshme të dialogut vijnë propozime dhe ide, dhe unë natyrisht se për të gjitha këto propozime të bazuara në vlera demokratike, shprehu angazhimin tim konkret. Kjo tregon se jemi në shtegun e duhur, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët. Nuk mund ta sabotojmë procesin me hollësi të bisedimeve. Është princip i ndërmjetësit konfidencialiteti i bisedimeve”, tha Kurti.

Duke folur për Samitin e Berlinit, Kurti tha se “Procesi i Berlinit është mekanizimi i vetëm i vërtetë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Lexo po ashtu:

Kurti flet nga Brukseli: Deri më 21 nëntor do të ketë qortime për targat ilegale, pastaj fillojnë gjobat
Kurti flet nga Brukseli: Deri më 21 nëntor do të ketë qortime për targat ilegale, pastaj fillojnë gjobat

Gjithashtu lexoni:

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca

KQZ nuk regjistron partinë e Goran Marinkoviq

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

KQZ-ja nuk e regjistroi partinë e re Lidhja Kosovare, nuk iu referua emrit kushtetues Republika e Kosovës

TAGGED: Albin Kurti, Dialogu Kosovë-Serbi
Kosova News 03/11/2022 03/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Finalja PSG-Inter: Beteja që mund të vendosë ‘Topin e Artë’ – por në garë mbetet edhe Yamal
19:32 -08/05/2025
X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë
19:28 -08/05/2025
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme
19:25 -08/05/2025
HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri
19:22 -08/05/2025
Kosova me potencial për t’u bërë qendra kryesore e kriptos në Ballkan dhe Evropë
19:20 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?