Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se tejkalimi i punës së targave nuk do të kontribuojë në zgjedhjen e çështjes kryesore në mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pritjen e organizuar për nder të një delegacioni biznesesh nga SHBA, të cilat po vizitojnë Serbinë, Hill tha se autoritetet kosovare ndihen sikur janë në një zonë gri, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në.
“Serbia ka të drejtë të pyesë se çfarë do të ndodhë me komunitetin serb në Kosovë, nëse serbët mund të ndihen rehat në Kosovë, a mund të ndihen të mbështetur dhe të mbrojtur nga ligji, a mund ta ruajnë identitetin e tyre. Këto janë pyetje me rëndësi kyçe”, tha Hill.


