Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e diel) në zonën e “Kodrës së Diellit”, në Tiranë.
Sipas mediave nga Tirana, Briken Sanaj 39 vjeç nga Lezha, është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se vrasja është kryer me armë kallashnikov, ndërkohë që uniformat blu kanë gjetur edhe gëzhoja në vendngjarje.
Burimet bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 39 vjeçarit është dërguar në spital pas ngjarjes.
39-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një mjet audi në lëvizje.
Të dhënat e mjetit i janë dhënë policisë, e cila ka ngritur postoblloqe në disa pika.
Thuhet se Sanaj ka tentuar t’i shmanget plumbave por pa sukses.
Pas të shtënave disa persona që ndodheshin në vendngjarje i kanë ardhur në ndihmë te plagosurit, duke e çuar në spital.
Ende nuk ka informacion për shkakun e ngjarjes ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.


