KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja reagon për moslejimin e Bislimit në Serbi, kërkon që Kosova e Serbia të mos i politizojnë vizitat zyrtare
Politikë

BE-ja reagon për moslejimin e Bislimit në Serbi, kërkon që Kosova e Serbia të mos i politizojnë vizitat zyrtare

Kosova News
Kosova News 12:31 -28/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë një marrëveshje, në kuadër të dialogut, dhe të përdorin zyrat ndërlidhëse për të aranzhuar vizitat zyrtare.

“Vizitat zyrtare luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e normalizimit të raporteve dhe mirëkuptimit midis shteteve dhe këto vizita nuk duhet të politizohen”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ky reagim i BE-së vjen pasi Policia e Serbisë ia ndaloi zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, vizitën në Beograd.

Të enjten, më 27 tetor, Bislimi u nis drejt Beogradit për të marrë pjesë në tryeza diskutimi për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi.

- Reklamë -

Afër Beogradit, policia serbe, sipas Bislimit, e njoftoi se nuk mund të ofrojnë siguri për delegacionin e Kosovës, rrjedhimisht “siguria e tyre ishte në rrezik”.

Sipas Stanos, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE-ja dhe të angazhohen në ruajtjen e paqes.

“Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura më herët dhe të zbatojnë detyrimet e tyre, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me vizitat zyrtare”, tha Stano.

Pas kthimit në Kosovë, Bislimi deklaroi se ndërprerja e vizitës së tij në Beograd nga autoritetet serbe, dëshmon se Serbia nuk është i gatshëm të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Bislimi ishte nisur drejt Beogradit në ditën e njëjtë kur Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhe zyrtarët në Serbi, paralajmëruan se do të ketë barrikada në veri, nëse pas 31 tetorit, Kosova konfiskon makinat dhe targat serbe.

Kosova ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët në veri, që kanë targa të lëshuara nga Serbia, do të mund t’i konvertojnë ato në RKS- Republika e Kosovës. Pas, 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se makinat me targa të lëshuara nga Serbia nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e shtetit, e as të kalojnë kufirin.

Gjithashtu lexoni:

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Kosova News 28/10/2022 28/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë
21:51 -06/06/2026
KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?