Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka ardhur deri te një rrahje mes nxënësve në Prishtinë. Si pasojë janë lënduar katër persona, prej tyre tre të mitur
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar, i cili ka marrë tretman mjekësor në QKUK.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 25.10.2022 – 18:55. Raportohet se një grup nxënësish për motive deri më tani të pa njohura, janë përfshirë në rrahje, dhe si pasoj lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur dhe tre viktima meshkuj kosovar dy prej tyre të mitur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


