KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Siguri

Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Kosova News
Kosova News 14:59 -25/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se mbrojtja kërkoi të shtyhet gjykimi në mënyrë që të pajisen me shkresa të lëndës, është shtyrë seanca fillestare në rastin ku të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, ngarkohen për vrasjen e Bedri Rexhepit.

Mbrojtësja e të akuzuarit Jeton, avokatja Alberina Foniqi dhe mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat, avokati Shemsedin Piraj, kërkuan që seanca të shtyhet për një datë tjetër, derisa të pajisen me të gjitha shkresat e lëndës.

“Meqenëse lënda është voluminoze, e unë nuk jam e pajisur me shkresat e lëndës, për këtë shkak po më pamundësohet mua dhe të mbrojturit tim të japim çfarëdo deklarimi, duke u bazuar në këtë që e ceka i propozoj gjykatës që seanca e sotme t ë shtyhet për një afat të caktuar që neve të na jepet mundësia që të krijojmë një pasqyrë më të hollësishme rreth kësaj çështje”, tha avokatja Foniqi.

Po ashtu, avokati Piraj tha se shkresat e lëndës nuk i janë dorëzuar edhe pse sipas tij, prokurori kishte premtuar se do t’i dorëzoj ë gjatë seancës së sotme.

“E kuptoj që është një lëndë voluminoze, mirëpo përpos aktakuzës prova të tjera nuk disponojmë, nuk jam ithtar i shtyrjes së seancave, mirëpo pas konsultimeve të cilat i kemi pas me të pandehurin ditën e shtunë, i njëjti kërkon që të gjitha provat të shiqohen një nga një, meqë i njëjti në asnjë stad të procedurës nuk e ka pranuar fajësinë”, tha Piraj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur më këtë kërkesë, avokati i palës së dëmtuar Besnik Berisha, nuk pati kundërshtime, pasi që sipas tij pala e dëmtuar është e interesuar për një proces të rregullt, të ligjshëm dhe për drejtësi.

“Ne pajtohemi që gjykata të japë kohë shtesë, ashtu siç rezulton si e drejtë që secili i akuzuar dhe mbrojtës i tyre të ketë mundësi të pajiset me shkresat e lëndës dhe vetëm atëherë të deklarohen për fajësinë apo pa fajësinë e tyre”, tha Berisha.

Sipas avokatit Berisha, të njëjtit nuk duan që si mungesë e shkresave të lëndës të ndryshohet edhe deklarimi i të akuzuarit kryesor për këtë çështje.

“Do të jemi dëshmitar se i akuzuari kryesor në këtë çështje edhe pse është deklaruar fajtor në momentet e fundit dhe ka dhënë detaje për veprën, do të përdorë taktika për ta ndryshuar këtë deklarim, e nuk duam që ajo të jetë si mungesë e shkresave të lëndës dhe nuk duam që gjykata të jep mundësi që kjo të bëhet dhe përdoret si alibi mungesa e shkresave të lëndës apo ndonjë rrethanë tjetër si e drejtë ligjore”, shtoi Berisha.

Po ashtu, prokurori Armen Hamiti tha se është fakt se palët nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, e kjo si pasojë e problemeve teknike.

“Nuk kemi pajisje për palët, ashtu siç quhet memorie e jashtme apo USB dhe kam kërkuar nga të njëjtit që të na sjellin, dhe i kanë sjellur, por gjatë bartjes së këtyre incizimeve që ka filluar nga personi përgjegjës në prokurori ka vërejtë se ka vështirësi në disa CD-ja dhe është kërkuar në polici që të sjellen kopjet e para, kam pas premtime se dje do të kryhet kjo punë por nuk ka arritur, për këtë i kam informuar edhe avokatët, mirëpo besoj për javën tjetër do të jenë të gatshme”, tha prokurori Hamiti.

Në këto rrethana, gjykatësja Medie Bytyqi, seancën e shtyu për 14 nëntor 2022.

Gjykatësja tha se obligohet prokurori që në afat prej 8 ditësh, t’i pajisë palët me të gjtha shkresat e lëndës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin, Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Sipas akuzës, ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/i ndjeri Rexhepi kishte ndaj tij, e vë në lajthitje të njëjtin, ashtu që duke filluar nga 9 janar 2021, i kishte ofruar për shitje dy vetura, një “Range Rover” dhe një “BMW X3”, për vlerën prej 30 mijë euro.

Tutje, thuhet se gjatë realizimit të planit te tyre, i pandehuri Jeton, më 8 prill 2021 të dëmtuarin Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Pas kësaj,  aktakuza thotë se i pandehuri Jeton në mënyre tinëzare duke e ngufatur e privon nga jeta Rexhepin, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30 mijë euro, siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave.

Mirëpo, sipas aktit akuzues pas vrasjes tek viktima kishte gjetur vetëm shumën prej 8 mijë euro që i ka ndarë me të pandehurin Nexhat Vllasaliu. Pastaj, thuhet se kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjellur kokën e tij me qese të zezë të najlonit, kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit Nexhat dhe e kishte lidhur me një litar.

Tutje, thuhet se veturën e të ndjerit Rexhepi e kishte dërguar në arat e fshatit Sushicë-Janjevë dhe nga aty, i pandehuri Jeton i kishte telefonuar të pandehurit Nexhat, i cili pastaj e kishte marrë me veturën e tij në rrugën që dërgon tek vendi ku e kishte lënë automjetin e të ndjerit.

Në vazhdim të aktakuzës, thuhet se në këtë mënyrë, i pandehuri Nexhat do të merrte pjesë në kryerjen e veprës dhe atë duke tentuar t’i humb gjurmët e kryerjes së veprës, ashtu siç edhe ishte planifikuar më herët.

Sipas aktakuzës, të nesërmen herët në mëngjes më 9 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpinë e tyre në fshatin Vllasali tek vendi ku ishte kufoma dhe në bashkëkryerjeje e dërgojnë në vendin kodrinor-malor të quajtur Mali i Madh në Vllasali, ku i pandehuri Nexhat e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri më 30 shtator 2022, kur janë gjetur mbetjet mortore që besohet se janë të të dëmtuarit Rexhepi.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, të pandehurit Vllasaliu më 9 prill 2021, rreth orës 06:00 në fshatin Vllasali Novobërdë, në bashkëkryerjeje me qëllim të fshehjes së gjurmëve për veprën e kryer penale e kanë fshehur kufomën e tani të ndjerit Rexhepi, duke e varrosur në një vend që nuk është vendvarrim, gjegjësisht në vendin e quajtur Mali i Madh në Vllasali.

Bedri Rexhepi është varrosur më 20 tetor të këtij viti në varrezat e qytetit në Shtime.

Gjithashtu lexoni:

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova News 25/10/2022 25/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?