Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ambasadorin e Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, janë takuar me ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman si dhe me Sekretaren Parlamentare të Ministrisë të Zhvillimit Ndërkombëtar, Anita Vandenbeld.
Mehaj përmes një njoftimi tha se në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit në fushën ushtarake si dhe për organizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, përcjell KosovaNews.
Sekretarja Vandebeld, e vlerësoi lartë punën e qeverisë po ashtu edhe avansimin e FSK-së në profesionalizmin në fushën e kërkim-shpëtimit, gjithashtu edhe për ndihmën ofruar popullit ukrainas me transportimin e ndihmave humanitare dhe gatishmërisë për t’i trajnuar në fushën e deminimit.


