KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Njohja reciproke është domosdoshmëri, ShBA-ja nuk na ka kërkuar marrëveshje finale pa njohje
Politikë

Osmani: Njohja reciproke është domosdoshmëri, ShBA-ja nuk na ka kërkuar marrëveshje finale pa njohje

Kosova News
Kosova News 12:02 -23/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj nga Malta, George Vella, ka thënë se temë diskutimi në këtë takim ka qenë përmbushja e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizimin e vizave, për çka tha se shpreson që në dhjetor të merret një vendim pozitiv.

Në konferencën e përbashkët me Vellan, Osmani ka folur rreth deklaratës së të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se “ShBA-ja i thotë po një marrëveshjeje pa njohje nëse palët e dialogut pajtohen”.

Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Kosova një marrëveshje finale pa njohje reciproke.

Sipas saj, njohja e ndërsjellë është e vetmja zgjidhje që sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

“Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike që janë diskutuar në Bruksel, siç është ajo për energjinë, apo edhe tema tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes. Nuk ka pasur kërkesë qoftë nga SHBA-ja apo partnerët tjerë brenda BE-së që Kosova të heqë dorë nga njohja reciproke pasi është domosdoshmëri që të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë ajo.

Osmani ka shtuar se qëndrimi amerikan është i qartë, presidenti Biden ka kërkuar me shkrim që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes, po ashtu edhe sekretari Blinken.

Pas takimit me Vellan, Osmani është shprehur mirënjohëse për përkrahjen e Maltës.

“Kohëve të fundit ka pasur rritje të eksporteve dhe importeve shpresoj që kjo të rritet. Siç diskutuam gjatë takimit, kanë kaluar më shumë se katër vjet që Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim, ne shpresojmë që në dhjetor të merret një vendim pozitivisht, pasi nëse vazhdon izolimi do të ishte padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve”, ka thënë ajo.

Osmani ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka tha se do të ishte vendim që do të ndihmonte në rritjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Gjithashtu lexoni:

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

Kosova News 23/10/2022 23/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Kosova U18 pëson humbje nga Islanda
18:28 -06/07/2025
Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri
18:03 -06/07/2025
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
17:31 -06/07/2025
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
17:28 -06/07/2025
Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?
16:33 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?