KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat pa përkrahje institucionale, thotë se ndjehen të neglizhuar
Siguri

Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat pa përkrahje institucionale, thotë se ndjehen të neglizhuar

Kosova News
Kosova News 20:50 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat ka shkruar sot një letër në të cilën shprehet shqetësimi serioz i kësaj shoqate, lidhur me trajtimin e të plagosurve civil nga minat.

Sipas tyre, kjo kategori e ndjeshme nuk merr kurrfarë përkrahje institucionale, teksa ndjehen edhe të neglizhuar.

Sipas SHPCM-së, shumica e të plagosurve civil ishin fëmijë kur pësuan lëndimet, teksa shteti nuk po i ndihmon, sidomos për pajisjet ortopedike.

“Përkrahja për invalidët civil të luftes është obligim institucional, kombëtar dhe qytetar i Qeverisë” thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo është letra e plotë e Shoqatës:

Shoqata e te Plagosurve Civil nga Minat (SHPCM)

Nuk duhet dhe nuk mund të vazhdojë më tutje një gjendje e till!

Një kategori e dëmtuar keq nga lufta në Kosovë, dhe pas luftës nga minat dhe mjetet e tjera explosive të mbetura si pasoj e luftës.    për 23 vite me radhë vazhdon të përballet me gjenjde të rëndë.

Kjo kategori janë Invalidët Civil të Luftës. 

Invalidet civil edhe pse pas gjithe ketyre viteve te pas luftes, paraqesin sot një prej kategorive më të margjinalizuara në shoqëri,kategori e cila përballet me shumë probleme e vështirësi.

Edhe pse shumica e ketyre personave,kur pësuan lëndime kryesisht ishin vetëm fëmijë. Por, mbi të gjitha, këta njerëz sot nuk kanë asnjëlloj mbështetje financiare për pajisjet ortopedike (proteza). Pensione për të siguruar ekzistencen. Këta persona e ndjejn veten të diskriminuar,për arsye se të gjitha kategorit e tjerat në Kosovë, kategoria e invaliëve të uçk-së dhe përsonat me aftësi të kufizuar gëzojnë  dhe beneficione të tjera. Kurse invalidë civil injorohen se JANË INVALID CIVIL TE LUFTES dhe ligji I luftes nuk jua lejon ato të drejta.

Në situatë të tillë, ata nuk kanë përkrahjen e institucioneve qeveritare. Nuk kanë përkrahjen e nevojshme madje as për nevojat bazike për jetë normale dhe të dinjitetshme.

Në vitin 2011 me nismën e një grupi të invalidëve civilë është themeluar Shoqata, e cila angazhohet për t’i kërkuar të drejtate tyre.

Deri më tash, gjendja është dëshpëruese. Ata sillen andej e këndej, por nuk marrin përkrahje institucionale.

Dhe, mos harroni, përkrahja për këtë kategori të qytetarëve të Kosovës nuk është ndonjë veprim vullnet-mirë i Qeverisë. As i Ministrisë së përkatëse

Përkrahja për invalidët civil të luftes është obligim institucional, kombëtar dhe qytetar i Qeverisë.

1.Për më shumë, kërkesat e kësaj Shoqate për invalidet civil te luftes janë krejt themelore dhe krejt elementare.

2 .

Pensionet, pasi kjo kategori është kategoria më me gjendje të rënd sociale dhe shendetësore dhe e lën anash për rritje të pensioneve dhe jetojnë në kushte të rënda ekonomike, gjendja e tyre vetëm sa vjen e rëndohet. 

Kerkojm pensione të dinjitetshme per këtë kategori, që jeta e tyre të bëhet sa më e lehtë dhe më e qetë . 

Sepse me pesnionet të cilat gezojn keta persona, është tejet e vështirë për të siguruar ekzistencen, kur dihet se shumica e këtyre janë dhe mbajtës të familjeve dhe janë të papunë 

Që nga viti 2014 kjo kategori nuk kishte rritje të pensioneve,dhe për gjithë këto vite asnjëher nuk u përmenden apo mbeshteten nga institucionet e Republikes së Kosoves. Edhe pse eshte kategoria me numer me te vogel nga te gjitha kategorit e tjera ne vend, sipas MPMS numri I ketyre personave eshte 2145 persona të cilët janë në listen e pensioneve.

Pensionet sipas shkalles se invaliditetit.

Grupi par   40% deri 60%  120euro

Gruoi dytë  61% deri 80% 136euro

Grupi  tretë 80% deri 100% 152euro

2. Edhe pse numri i personave të kategorise së invalidëve civil të luftes të cilët gëzojne pensione është rreth 2.000 persona. Rrethe 100 persona janë në gjendje edhe me të rënd shëndetësore,  për arsye se këta 100 persona kanë humbur gjymtyret e tyre si:syt,duart dhe kembet, dhe kanë nevoj urgjente për paisje me  proteza, proteza të cilat plotësojnë gjymtyret e tyre dhe ju mundesojn këtyre personave të jen te pavarur për obligimet e tyre dhe të ndjejnë veten të barabart me qytetaret e tjerë të Republikes së Kosoves.

Per kete kerkojm te ndahet nje fond I veqant, qe keta persona te paisen me proteza, sepse qe nga pas lufta keta persona per paisje me prroteza ishin ne meshiren e organizatave te huaja dhe pa mbeshtetje institucionale dhe barr e rend per  familjet e tyre.

3.Ndryshim-plotesim të Ligjit me Nr. 04/L-054. Ky ligj cili edhe i mbron të drejtat e kësaj kategorie. Por, që në këtë ligj, kjo kategori është shumë e diskriminuar, ju mohoen të gjitha të drejtat të cilat duhet ti gëzojnë edhe personat e kategorisë së invalidëve civil të luftes.  Do të gjeni dhe kërkesen e cila është bër dhe është dorzuar shumë here Qeverisë dhe Kuvendit 

Kjo është lënie anash e këtyre njerëzve. Është lënie anash e kësaj kategorie. Është diskriminim

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?