KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fëmijët e lindur nga dhuna seksuale, viktima të harruara të luftës
Siguri

Fëmijët e lindur nga dhuna seksuale, viktima të harruara të luftës

Kosova News
Kosova News 20:19 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëzet e shtatë marsi i vitit 2002 e gjeti Teutën të rrethuar nga drurë në një mal diku në Skënderaj – rreth 50 kilometra larg Prishtinës. Me një thikë të futur nën rroba në brez, ajo shikonte djalin e saj duke grumbulluar lule të egra.

Një “urime ditëlindjen, nënë” e shpëtoi djaloshin nga vdekja prej duarve të nënës së tij, e cila kishte mbetur shtatzënë, pasi ishte përdhunuar gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

“Ishte [situatë] shumë e rëndë, plot emocione, s’di as çfarë të them”, thotë, me sytë e mbushur me lot dhe me zërin që i dridhet, Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit nga koha e luftës.

Teuta – emër i vendosur nga redaksia e REL-it – e kishte rrëfyer vetë historinë në këtë këshill.

Grajqevci thotë se ka qenë ndër personat e paktë që i kishte ofruar ndihmë asaj.

“Në takimin e parë që e kemi pasur, ajo ka qenë shumë e emocionuar, ka qenë në kushte të vështira ekonomike. Ne, me një kolege timen, biseduam gjerë e gjatë dhe i thamë se do t’ia siguronim strehimin dhe [i thamë] mos u ngut…”, kujton Grajqevci për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se Teuta kreu vetëvrasje në vitin 2004, kur djali i saj ishte rreth 5 vjeç. Që nga ajo kohë thotë se nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen apo mirëqenien e djalit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Teuta nuk është e vetmja grua që mbeti shtatzënë si pasojë e përdhunimit gjatë luftës.

Në këtë qendër janë raportuar në total 35 raste të tilla, nga të cilat kanë lindur gjashtë fëmijë.

Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, më 1998/99, nuk dihet saktësisht. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

QKRMT-ja posedon të dhëna vetëm për 900 të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës. Kjo sugjeron që numri i fëmijëve të lindur pas përdhunimeve mund të jetë më i lartë se gjashtë.

Të padukshëm në ligj

Fëmijët e lindur nga shtatzënia si pasojë e dhunimit gjatë luftës në Kosovë nuk njihen nga ligji si ndonjë kategori e veçantë.

Për Fatmire Halitin, menaxhere e projektit të dokumentimit në QKRMT, kjo është një fatkeqësi.

Fatkeqësisht nuk ka ende asnjë mekanizëm institucional që ka menduar t’i trajtojë apo se si t’iu qaset këtyre fëmijëve”, shprehet Haliti për Radion Evropa e Lirë.

Ligji përkatës në Kosovë njeh statusin e dëshmorëve, invalidëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Si viktima civile njihen personat që janë “vrarë ose plagosur nga forcat e armikut” gjatë viteve 1998-1999 dhe personat që kanë pësuar nga mjetet shpërthyese, të mbetura pas përfundimit të luftës deri në vitin 2002.

Por, në një rajon të Bosnje e Hercegovinës, fëmijët e lindur si pasojë e përdhunimit gjatë luftës së viteve ’90 në këtë vend, njihen si viktima civile të luftës.

Më 14 korrik të këtij viti, Qarku i Bërçkos – një nga tri zonat administrative të Bosnje e Hercegovinës – mori vendim që t’i njohë ata si viktima të luftës duke miratuar Ligjin për Viktimat Civile të Luftës.

Për Sabiha Husiqin, nga organizata joqeveritare Medica Zenica në Bosnje e Hercegovinë, kjo është një arritje e madhe.

“[Atyre] iu dha respekt, dinjitet, identitet [përmes këtij ligji]. Ata tani mund të flasin haptazi për identitetin e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për gjeneratat e reja, që mund të mësojnë se si kanë kaluar ata fëmijë deri tani dhe kush janë ata”, thotë Husiq për REL-in.

Ajna Jusiq është e lindur nga shtatzënia si pasojë e dhunës seksuale gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se njohja e statusit është vetëm simbolike, nëse nuk realizohen edhe disa të drejta të tjera.

“Ne duhet ta gëzojmë të drejtën e ndihmës ligjore dhe psikologjike falas, të drejtën për aftësim, të strehimit dhe gjërave të ngjashme. Por, deri tani, këto të drejta dytësore të caktuara nga ai ligj nuk zbatohen”, thotë Jusiq, e lindur në vitin 1993.

Të pavetëdijshëm për statusin e tyre

Në Kosovë, pothuajse asnjë prej fëmijëve të lindur nga shtatzënitë si pasojë e dhunimit gjatë luftës nuk janë të vetëdijshëm për statusin e tyre, thotë Haliti nga QKRMT-ja.

Ajo tregon se nënat vendosin të mos flasin shkaku i frikës për stigmatizim.
E, me një stigmatizim të tillë, Grajqevci thotë se ishin përballur edhe Teuta me djalin e saj.

“Komuniteti i ka urryer, i ka përbuzur… deri në atë masë sa ka shkuar deri në vetëvrasje”, thotë Grajqevci, nga Këshilli Koordinues për të Zhdukurit nga koha e luftës.

Edhe vetë Jusiq, e cila lufton për të drejtat e këtyre fëmijëve përmes shoqatës Fëmijët e Harruar të Luftës, kishte marrë vesh për statusin e saj kur ishte gati 15 vjeçe.

“Nënat shpeshherë nuk ua tregojnë fëmijëve të tyre të vërtetën për origjinën e tyre, qoftë shkaku i frikës, ose shkaku që shumica e përdhunuesve janë ende në liri. Askush nuk mund të më garantoj mua që unë nuk i kam parë këta njerëz dikur ose që nuk e kam parë ‘babanë biologjik’”, shprehet Jusiq.

Sipas të dhënave të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, i njohur si Tribunali i Hagës, 78 persona u akuzuan për dhunë seksuale. Prej tyre, 32 u dënuan, ndërsa dënimet dallonin nga 3 vjet deri në 40 vjet burgim.

Të padukshëm në sferën publike

Për fatin e fëmijëve të lindur nga shtatzënitë e shkaktuara nga këto krime, në Kosovë nuk ka të dhëna publike.

Nga SOS fshatrat e fëmijëve, që strehojnë të mitur pa prindër, thonë për REL-in se nuk kanë të dhëna të sakta nëse në mesin e rreth 2.500 fëmijëve të strehuar aty që nga viti 1999 ka pasur edhe fëmijë të kësaj kategorie.

Por, ata nuk e përjashtojnë mundësinë që “gjatë periudhës së pasluftës të kenë ofruar kujdes edhe mbrojtje edhe për fëmijët që kanë lindur si pasojë e dhunës seksuale gjatë luftës”.

Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë kanë bërë të ditur se nuk kanë të dhëna për këta fëmijë, ndërsa Komisioni Qeveritar për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, Ministria e Drejtësisë dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it për këtë temë.

Ndërkaq, nga organizata që merret me mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve në Kosovë, Save the Children, thonë se nuk kanë ndonjë projekt për t’i ndihmuar ata.

“Save the Children Kosova nuk punon në këtë fushë. Konsiderojmë se të drejtat e çdo fëmije në Kosovë, si dhe interesi i tyre më i mirë duhet të mbrohen sipas ligjeve dhe kornizave të të drejtave të fëmijëve në fuqi”, thonë nga kjo organizatë për REL-in.

Në fillim të vitit 2022, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar nga qeveritë e të gjitha shteteve që fëmijëve të lindur nga shtatzënitë si pasojë e dhunës seksuale në luftë, t’u njihen të drejtat dhe statusi si viktima dhe t’u ofrohet mbështetje. 

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?