Një person është arrestuar në Viti, pasi që i njëjti nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë, ku thuhet se viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


