KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari kërkon votën e deputetëve për masat e përkohshme në produktet themelore
Politikë

Ministrja Hajdari kërkon votën e deputetëve për masat e përkohshme në produktet themelore

Kosova News
Kosova News 11:00 -20/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka thënë se ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produktet themelore.

Hajdari ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë Projektligjin.

“Ky ligj zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte themelore. Ky projektligj ka paraparë masa që do të ndërmerren në raste të veçanta. Duke marrë parasysh rëndësinë e miratimit të këtij projektligji, ju ftoj ta aprovoni sepse një ligj i tillë është aprovuar edhe në shtete të rajonit”, ka thënë Hajdari.

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës së sotme plenare me shqyrtimin e dy projektligjeve, ai për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe për mbështetjen e punëve publike.

- Reklamë -

Arsyetimin për këtë projektligj e ka dhënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se nisma e tillë vjen për të shmangur rrezikun që mund të bëhet me çmimet e produkteve themelore.

Kurse deputeti Ferat Shala nga radhët e PDK-së ka dhënë vërejtje për nismë dhe ka deklaruar se në formën e tillë partia që përfaqëson nuk do të jep votën.

Po ashtu vërejtje ka dhënë edhe deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se kjo mund të dëmtojë marketet e vogla, dhe krijon pabarazi mes atyre që kanë qarkullim të madhe dhe atyre që bëjnë shitje me pakicë.

Kohë më parë, ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka thënë se duke marrë për bazë luhatjen e çmimeve në sektorin ndërtimor kanë ngecur shumë punime, prandaj edhe kanë iniciuar Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, që parasheh kompensime shtesë për operatorët ekonomikë./KosovaNews/

Nis seanca e Kuvendit, po shqyrtohet projektligji për çmimet e produkteve themelore

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kosova News 20/10/2022 20/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?