Një shtëpi është përfshirë nga zjarri pak më parë në lagjen Ulpiana, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në vend ngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, tha ajo.
Ahmeti po ashtu tha se deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.


