Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u trajnuan dhe certifikuan me sukses të lartë, Klasa 2022 e kursantëve për instruktorë të fitnesit fizik.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton KosovaNews.
“Sikur edhe për specializimet tjera, vazhdojmë me shtimin e kuadrove të instruktorëve profesional të fitnesit fizik”.
“Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u trajnuan dhe certifikuan me sukses të lartë, Klasa 2022 e kursantëve për instruktorë të fitnesit fizik”.
“Edukimi fizik ushtarak në doktrinën tonë përbën një nga aftësitë që duhet të zotërojë çdo ushtarak, së bashku me aftësitë teknike, mendore dhe emocionale”.
“Fitnesi fizik na mundëson të kemi forcën dhe energjinë e mjaftueshme dhe të domosdoshme për të realizuar detyrat taktiko-operative me sukses të plotë”.


