KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Universitetin e Kembrixhit: NATO-ja ndali gjenocidin në Kosovë
Politikë

Kurti në Universitetin e Kembrixhit: NATO-ja ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova News
Kosova News 21:12 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Kurti, në audiencën e Universitetit të Kembrixhit, foli për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, duke u zgjeruar edhe në rajon e më gjerë.

Kryeministri Kurti në fillim të diskutimit të tij foli për intervenimin e NATO-s në Kosovë për të ndalur gjenocidin e shtetit serb ndaj popullit shqiptar. Ai me këtë rast përmendi pasojat që populli shqiptar i përjetoi gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur në shifra konkretë vrasjet, dhunimet, djegiet e shtëpive, etj.

“Perëndimi demokratik dëshironte që ta ndalte këtë gjenocid”, theksoi mes tjerash kryeministri Kurti.

Kurti foli për sfidat që po e përcjellin rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Ai përmendi qendrën ruse në Nish, duke thënë “ironikisht quhet ‘Qendra  Humanitare’, duke dëshiruar të bëhet baraspesha e intervenimit të NATO-s në Kosovë, kështu dhe këta tani e quajnë qendrën ruse si  ‘Qendra Humanitare'”.

Kryeministri Kurti shtoi se veç kësaj, ata duan që Kosova të jetë shtet i dështuar, duke e konsideruar si ndërhyrje e përkohshme e NATO-s.

“Ashtu sikundër e vlerësonin ndërhyrjen e NATO-s në Irak e Afganistan si storje jo e suksesshme, ashtu ta konsideronin edhe Kosovën, si ndërhyrje të përkohshme”, deklaroi Kurti.

Prandaj, është me rëndësi që të mbrohet Kosova, të mbrohet përparimi, shtoi ai.

“Aq sa mbron NATO-ja Kosovën, nuk kam pretendime tejet të larta që Kosova mbron NATO-n po ashtu, sepse jemi pjesë e historisë së kaluar, të tashmen, por edhe të ardhmen”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti më tej foli për situatën në Ukrainë, duke i ndërlidhur me gjendjen në Kosovë-Serbi dhe rajon.

Pos tjerash, ai foli për qasjen që Kosova e Serbia kanë kundrejt Perëndimit dhe Lindjes (Rusisë). Ai përmendi ushtrimet ushtarake të përbashkëta mes Serbisë dhe Rusisë “Vëllazërimi dhe mburoja Sllave”, ndërkohë që Kosova ka një qasje krejt tjetër, e cila ka marrë pjesë në ushtrime të përbashkëta me forcat e NATO-s.

Tutje, ai vuri në pah ndikimin e Rusisë në Serbi edhe në pushtet. Por edhe rrezikun që ky ndikim të shtrihet edhe më gjerë në rajon, më konkretisht në BeH , në Mal të Zi, etj.

Kryeministri Kurti foli edhe për pengesat që tre shtetet fqinje, të cilët janë anëtarë të NATO-s, kanë penguar fluturimin e Lavrovit për në Serbi, që, sipas tij, është një goditje e dytë më e madhe ndaj Kremlinit.

Më tej kryeministri Kurti u pyet edhe për kohën sa qëndroi në burg gjatë luftës në Kosovë.

“Nuk jam i hidhëruar pse isha i burgosur, ndonëse nuk di si u dukem te tjerëve, por burgu më ka bërë të kuptoj më mirë, njerëzit e sistemet politike, duke më larguar nga studimet në shkencat ekzakte”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti në një audiencë në Universitetin e Kembrixhit.

Ndërkaq audienca, me pyetjet që i parashtruan shprehnin një interesim të shtuar mbi gjendjen në Kosovë, në sigurinë e saj dhe në rajon, në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit, në integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet shtetërore, në integrimin e Kosovës në KE, BE dhe NATO, etj./rtk/

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

TAGGED: Kosova, Kurti, NATO
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?