Një vetaksident rrugor ka ndodhur në rrugën që njihet si “Qafa e Duhlës” në komunën e Suharekës.
Siç shihet në pamje, kamioni ka humbur kontrollin kështu duke përfunduar jashtë rruge.
Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prizrenit ka theksuar se nga ky vetaksident nuk ka të lënduar, duke shtuar se ekipet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke punuar që ta tërheqin kamionin e vetaksidentuar nga rruga.
“Ka qenë vetaksident, persona të lëndum nuk ka, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje që derisa të del një kompani tjetër me tërhjekë kamionin i cili ka rrëshqitë nga rruga”, ka thënë Gashi.



