Katër persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “Rrëmbim”, rast ky i cili ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, sot Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, në një restaurant në fshatin Shkabaj, ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim”.
Arrestimi i të dyshuarve: G.B., mashkull 25-vjeçar, A.B., mashkull 22-vjeçar, E.T., mashkull 23-vjeçar dhe L.Rr., mashkull 34-vjeçar, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialistët për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar më 11 dje.
Personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet: llap-top, stoli-bizhuteri, orë dore, pasaportë etj., që i janë marrë personit të rrëmbyer i cili në gjendje të mirë është liruar pasi i janë marrë gjërat e sipërshënuara.
Aktualisht hetuesit policor janë duke kryer veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit, para se rasti të procedohet më


