KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi për tentim vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj, dëshmitari identifikon në sallë njërin nga të akuzuarit
Siguri

Gjykimi për tentim vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj, dëshmitari identifikon në sallë njërin nga të akuzuarit

Kosova News
Kosova News 17:19 -11/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjykimin ku Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri po akuzohen për tentim vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj, dëshmitari Taulant Prenkaj pas shikimit të personave prezent në sallën e gjykimit, ka thënë se Lushtaku kishte qenë në servisin e tij për rregullimin e veturës me të cilën pretendohet se ishte goditur Halilaj.

Një deklarim të tillë, dëshmitari  Prenkaj e ka bërë të martën,  pasi që trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Alltëne Murseli ka aprovuar kërkesën e të dëmtuarit Halilaj që dëshmitari të identifikojë nëse këta dy të akuzuar kishin shkuar tek ai për të rregulluar veturën me të cilën pretendohet se paraprakisht ishte goditur Halilaj.

“Me leje të gjykatës, kërkoj nga trupi gjykues që dëshmitari të kthehet dhe t’i shikojë këta dy persona se a janë të njëjtit që sipas tij kanë shkuar për ta rregulluar veturën”, tha i dëmtuari Halilaj.

Dëshmitari Prenkaj pas shikmit të personave prezent në sallë, ka identifikuar të akuzuarin Lushtaku si person i cili kishte qenë në servisin e tij për rregullimin e veturës.

Paraprakisht, Prenkaj duke u përgjigjur pyetjeve të prokurores Bukurie Gjonbalaj, ka thënë se i kujtohet që në servis dy persona kanë sjellë një veturë të tipit “Jeep” dhe ka pasur rimorkio, mirëpo nuk i kujtohet se çfarë tabela kishte.

Tutje, ai ka thënë se këta dy persona i kishin thënë se vetura nuk po ndezë dhe iu kishte thënë që ta sjellin nesër për të kontrolluar nxehësen e veturës.

Por, tha se të njëjtit të nesërmen nuk e kishin sjellë, mirëpo nuk i kujtohet se kur ia sollën atë.

Prenkaj ka deklaruar se këta dy persona nuk i kishte njohur, mirëpo se sipas tij kur ka shkuar në Stacionin Policor në Drenas, të njëjtit i kishin treguar foto të disa personave, ku në njërën foto njërin e ka njohur pak a shumë ndërsa tjetrin jo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky “njëri”, dëshmitari Prenkaj tha se ka qenë, Ibrahim Lushtaku.

I pyetur nga mbrojtësi i të akuzuari Lushtaku, avokati Tahir Rrecaj, se si e ka marrë vesh emrin e të mbrojturit të tij, dëshmitari ka thënë se kur ka ardhur në një seancë në gjykatë lidhur me këtë rast e cila nuk ishte mbajtur, është takuar me të akuzuarin Lushtaku, në korridor të gjykatës ku ky i fundit i kishte treguar që është Ibrahim Lushtaku.

Ndërkaq, duke u përgjigjur pyetjeve e  gjykatëses Murseli, dëshmitari Prenkaj ka thënë se ditën kur kanë ardhur këta dy presona për ta rregulluar veturën nuk janë prezantuar me emra.

Po ashtu, ai tha se këta dy persona nuk kanë qenë më përpara në servis dhe nuk i kishte parë më parë.

Tutje, tha se pasi që është thirrur në cilësi të dëshmitarit lidhur me këtë rast, jashtë gjykatës nuk është takuar asnjëherë me këta dy të akuzuar.

Më pas, seanca ka vazhduar me dëgjimin  e dëshmitarit Avni Gjinovci.

Duke u përgjigjur pyetjeve të prokurores Gjonbalaj dëshmitari Gjinovci ka pohuar se të dëmtuarin Halilaj e njeh në bazë të shokut të tij të përbashkët, Faton Ramadani.

Për rastin kritik, ai ka thënë se kishte dëgjuar përmes medieve dhe se për këtë rast kishte biseduar vetëm me shokun e tij, Ramadanin.

Pas kësaj, ai ka thënë se Ramadanin e kishte dërguar në Drenas me veturën e tij që ta takojë të dëmtuarin Halilaj që të ndërmjetësonte në këtë çështje.

“Unë e kom qu për me afru me mshel, mos me zgjatë incidentin, mos me u bë më e madhe. A mundesh me bind avokatin, në këtë sens, i kam thënë”, tha dëshmitari Gjinovci.

Ndërsa, Ramadani sipas dëshmitarit Gjinovci,  më pas i kishte treguar se i dëmtuari Halilaj “nuk don me u pajtu për këtë punë dhe nuk don me folë për këtë punë”.

I pyetur nga i dëmtuari Halilaj lidhur me arsyen e ndërmarrjes së këtij veprimi,  dëshmitari Gjinovci ka thënë se pas incidentit e kishte dërguar Ramadani tek ai, për shkak të vullnetit të mirë pasi që i ka shokë të mirë Sami Lushtakun, Ibrahim Lushtakun, vëllezërit dhe babanë e të akuzuarit Lushtaku.

Pas këtij deklarimi të dëshmitarit, i dëmtuari Halilaj tha se nuk ka më pyetje, duke shtuar se kjo dëshmi e dëshmitarit është subjektive dhe nuk shërben asgjë.

Kjo seancë më pas është ndërprerë, pasi që anëtarët e trupit gjykues kishin seanca të tjera të caktuara më parë, ndërsa e radhës u caktua për 24 nëntor 2022.

Ndryshe, në këtë rast i akuzuar ka qenë edhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili pasi ka pranuar fajësinë është shpallur fajtor për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj përmes një shkrimi në Facebook dhe u dënua me 2 mijë euro gjobë.

Më 28 tetor 2020, Lushtaku si dhe i akuzuari Zeqiri e kishin pranuar fajësinë vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, derisa ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.

Ibrahim Lushtaku nuk e kishte e pranuar fajësinë as për veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Sipas aktakuzës, pasi që avokati Gazmend Halilaj kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”, më 11 prill 2020, kundër Sami Lushtakut, kushëriri i këtij të fundit, Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020, ia kishin zënë pritën Halilajt.

Në aktakuzë thuhet se me të parë Halilajn, i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment ky i fundit kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë. Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit Lushtaku dhe Zeqiri kishin dalë pastaj nga vetura dhe kishin shtënë me armë në drejtim të Halilajt por nuk kishin arritur ta godasin.

Me këto veprime, prokuroria i akuzon Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë.

Për shkak se i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2 mijë e 700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga prokuroria edhe për veprën penale të “asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë”.

Po ashtu, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe se në kundërshtim me ligjin për armët kanë mbajtur armë pa leje. Lushtaku akuzohet se ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Ekol”, kurse Zeqiri një armë të tipit “Cervena Zastava”.

Me këtë, të dy këta akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 11/10/2022 11/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?