KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet personi i dyshuar për tentim-vrasjen e tre policëve në Prizren
Siguri

Arrestohet personi i dyshuar për tentim-vrasjen e tre policëve në Prizren

Kosova News
Kosova News 14:38 -11/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka arrestuar të dyshuarin për tentim-vrasjen ndaj tre zyrtarëve policorë që ndodhi një ditë më parë në Prizren.

Sipas njoftimit, i arrestuari është K.B., 32-vjeçar dhe i njëjti dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Dëmtim i pronës”.

Tre zyrtarët policorë të lënduar, thuhet se pas tretmanit mjekësor në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, Stacionit Policor Prizren me datën 10.10.2022 ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në një lagje të qytetit të Prizrenit.

Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre (3) zyrtarëve policor dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë.

Me këtë veprim, i dyshuari i lartcekur ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një automjet tjetër. I dyshuari është ndaluar nga njësitet policore dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren . Në konsultim me Prokurorin e shtetit të Dyshuarit është Shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësorë në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Hetimeve Rajonale Prizren të cilët janë duke i hetuar rrethanat e rastit në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Vrasje në tentativë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 11/10/2022 11/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?