KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci: Të gjeturat janë skandaloze, ftoj prokurorinë dhe inspektoratin të marrin masa për uzurpimet dhe ndërtimet në pronat e Ministrisë së Bujqësisë
Ekonomi

Ministri Peci: Të gjeturat janë skandaloze, ftoj prokurorinë dhe inspektoratin të marrin masa për uzurpimet dhe ndërtimet në pronat e Ministrisë së Bujqësisë

Kosova News
Kosova News 11:51 -11/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë të martën së janë shumë më skandaloze sesa vërejtjet e marra në vazhdimësi nga auditori, të gjeturat e Komisionit rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, raporton KosovaNews.

Vetë ministri Peci para disa ka kërkuar themelimin e një Komisioni që adreson vërejtjet e vazhdueshme gati një dekadëshe të Auditorit të Përgjithshëm rreth menaxhimit të pronave të institucioneve.

Ai gjatë prezantimit të asaj që është gjetur nga ky komision, në një postim në rrjetin social Facebook, tha se të gjeturat janë skandaloze.

Ai ka shprehur habinë se si gjithë këto keqpërdorime kanë ndodhur në sy të inspektoriatit dhe prokurorisë, të cilët nuk kanë marrë masa asnjëherë.

“Fatkeqësisht nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave. Është e pa-pranueshme se si para syve të institucioneve qendrore e lokale, ne zemër të Prishtinës, në Ulpianë është zhvatur prona e Ministrisë së Bujqësisë duke u lejuar apo duke mbyllur sytë karshi: Ndërtimeve të jashtëligjshme dhe ndërtimeve të vrazhda pa asnjë pasojë nga organet relevante të thirrura për ndalimin e ndërtimeve pa leje!”, ka thënë ministri.

Ai theksoi se gjatë kësaj kohe ka ndodhur uzurpim dhe tjetërsimi i pronës publike të Ministrisë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë.

Peci vuri në pah se janë bërë edhe tejkalim në objekte banimi dhe lokale afariste.

“Operatorët ekonomikë / palë të treta në këtë lëmsh të krijuar, paguajnë qira për objektet e tyre afariste mirëpo jo titullarit faktit të pronës. Rasti tjetër tejet abuziv e shkatërrues për pronën publike është ndërtimi i rreth 25 vilave, prej tyre një numër i konsiderueshëm ndërtime të vrazhda në Prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Joshanicë të komunës së Pejës respektivisht në Stankaj”, tha ai.

Ministri Peci ka thënë se ditëve në vijim do të marrim të gjitha veprimet administrative dhe ligjore, që do të mundësojnë rikthimin e ligjshmërisë, kthimin e këtyre aseteve dhe pasurive tek titullari, valorizimin e pronës dhe rritjen e inkasimit të mjeteve në shërbim të interesit të qytetarëve të Kosovës.

“Në gjithë këtë katrahurë është i pashpjegueshëm mos-veprimi në radhë të parë i Ministrisë së Bujqësisë për një dekadë, mungesa e vullnetit të Ministrave të kaluar për ta çuar më tutje këtë çështje, inspektorëve të ndërtimit në nivel të komunave në këtë rast në komunën e Prishtinës dhe Pejës të cilët nuk kanë marrë parasysh as elementet bazike siç janë: E drejta pronësore dhe juridike. Mënyra se si janë pajisur me leje ndërtimi, renovimi, anekse të ndërtimit (nëse i posedojnë) pa aprovimin e titullarit të pronës?”.

Ministri ka pyetur se si është mundësuar ndërtimi i vrazhdë, ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e çertifikatës së pronësisë, kopjes së planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës?

“Ku ishte inspektorati i ndërtimit i komunës së Prishtinës që edhe sot që po e shkruaj këtë postim/denoncim, në bazë të informacioneve po vazhdojnë punimet e kundërligjshme në pronën e Ministrisë së Bujqësisë? Kush mund të lëshojë me qira pronën e Ministrisë së Bujqësisë pa aprovimin e titullarit të pronës?”, ka thëhë ai.

Mes tjerash ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se  për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, e fton Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive, sepse  adresimi i këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative.

“Të dashur qytetarë, çdo mëngjes e rikthej në mbamendje mbi çfarë zotimesh kam marrë numër të madh të votave të besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Andaj, me guximin më të madh do të jem në shërbimin tuaj dhe në shërbim të vendit deri në ditën e fundit të mandatit dhe deri në frymën e fundit të jetës sime, për faktin e thjeshtë, sepse, unë e dua Kosovën”, është zotuar ministri Peci./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”

Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?

Pas Kurtit, Presidentja Osmani pret kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat

Kosova News 11/10/2022 11/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë
14:41 -02/07/2025
Fund i papritur? Klopp tregon pse mund të largohet përgjithmonë nga roli i trajnerit
14:37 -02/07/2025
“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër
14:27 -02/07/2025
Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit
14:23 -02/07/2025
Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”
14:23 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?