Një person ka vdekur dje në Prizren, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor, dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ishte dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
Njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, transmeton KosovaNews.


