Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona janë arrestuar të shtunën, në Sllatinë, pasi dyshohet se janë përleshur në mes vete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rrahja në mes të dyshuarve ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në komunikacion.
“Pesë meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje komunikacioni ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


