KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pritje deri në 8 orë në terminalin në Han të Elezit, transportuesit e mallrave vështirësojnë punën
Siguri

Pritje deri në 8 orë në terminalin në Han të Elezit, transportuesit e mallrave vështirësojnë punën

Kosova News
Kosova News 19:43 -08/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pritjet për kalim kufiri në terminalin doganor në Han të Elezit që po zgjasin deri në tetë orë ua kanë vështirësuar punën transportuesve të mallrave. Ata po ankohen se shkak i pritjeve të gjata janë procedurat e ngadalshme nga policia e dogana si dhe numri i vogël i korsive. E kësaj situate, Ministria e Infrastrukturës ka premtuar se do t’i gjejë zgjidhje, porse këtë do ta bëjë vitin tjetër.

Transportuesit e mallrave që hyjnë nga Maqedonia në Kosovë tash e një kohë po përballen me pritje të gjata në Terminalin Doganor në Han të Elezit.

Fundi i javës në këtë pikë kufitare për ta është edhe më i vështirë.

Transportuesit e mallrave janë shprehur se pritjet gjatë ditëve të vikendit në këtë terminal doganor janë më të gjatë dhe shkojnë deri në tetë orë.

Shoferët e kamionëve thonë se pritja edhe gjatë ditëve të punës nuk dallon shumë me ato të vikendit. Ata thonë se vonesat po shkaktohen edhe shkaku i procedurave nga ana e policisë e doganës.

Por, problemin me i madh në fakt në këtë pikëkalim kufitar është se ajo funksionon me vetëm një korsi.

Meqë, tjetra i takon një terminali privat doganor dhe për kalim nga ajo anë transportuesit, me apo pa ngarkesë të mallrave, detyrohen të paguajnë deri në 40 euro.

“Kjo trakë nuk funksionon, pak po kemi problem. Me punu të dy trakat e kemi shumë lehtë, por nuk e di çka u bë me Qeveri nuk po munden me e zgjidh këtë problem”, ka thënë Troni.

“Po të ishte dyanëshe më shpejt shkon se ndryshe është veç me një anë. Kur punon veç një kufi dhe ndryshe është kur punojnë të dyja anët”, ka thënë Luan Meniqi.

Për t’i gjetur zgjidhje kësaj situate brenda këtij viti, në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë se u mungojnë mjetet.

“Gjatë këtij viti nuk ka pasur mundësi të fillohet me realizimin e projektit të zgjerimit për Terminalin në Han të Elezit, për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore. Në kuadër të planifikimeve buxhetore për vitin 2023, do të përfshihen edhe projektet për ndërtimin dhe përmirësimin e Infrastrukturës rrugore për terminale, duke përfshirë edhe terminalin në Han të Elezit”, ka thënë Ministria e Infrastrukturës.

Deri në mars të këtij viti të dy korsitë të cilat përdoren për kalimin e transportuesve të mallrave kanë qenë në pronësi private.

Zhbllokimi i njërës korsi është bërë në mars të këtij viti nga MI-ja me një vendim të Qeverisë për shpronësim të pronave dhe kthimin e tyre nga AKP-ja në pronësi të shtetit. Por, me atë vendim nuk është arritur të shpronësohet edhe prona në të cilën është korsia tjetër, meqë ato parcela, kompania private që menaxhon me terminalin i kishte privatizuar kohë më parë nga AKP-ja dhe për tri nga to ka një vendim gjykate, që i jep të drejtë operatorit privat që ta bllokojë pronën e AKP-së.

Deri në zhbllokim të njërës korsi, kompania ua kishte imponuar transportuesve zhdoganimin e mallit në këtë terminal, por, edhe nëse nuk bëhej zhdoganimi aty, transportuesit ishin të detyruar t’ia paguajnë kompanisë 40 euro për të kaluar nga ajo zonë.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve

Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë

Kosova News 08/10/2022 08/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?