Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald E.Connolly, ka thënë se mosmarrëveshjet mes Prishtinës e Beogradit po e pengojnë integrimin e vendeve të rajonit.
Connolly ka thënë përmes një video-mesazhi gjatë seminarit “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Prishtinë se shtetet demokratike duhet të vazhdojnë të punojnë për stabilizim në rajon.
“Ky rajon i Ballkanit Perëndimor ka qenë dëshmitar se si forcat e autoritarizmit kanë zgjeruar ndikimin e tyre destabilizuese. Mos marrëveshjet për çështjet themelore mes Beogradit dhe Prishtinës e pengojnë rajonin që të shkojë drejt integrimit. Shtetet demokratike duhet të vazhdojnë me punën për stabilizim në rajon. Për Ballkanin Perëndimor rruga e demokracisë është sikurse ajo drejt integrimit euroatlantik qe kërkon përkushtim”, ka thënë Connolly.
Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë se Rusia po dëshiron ta shkatërrojë demokracinë jo vetëm atje por në të gjithë botën.


