Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës me deklarimet jashtë rendit të ditës.
E një fjalë rasti mbajti edhe deputeti e kreu u AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për ish-deputeten Vasfije Krasniqi dhe deputeten Saranda Bogujevcit.
“Vasfije Krasniqi është engjëll i ynë. Ajo jeton për ta dëshmuar dhimbjen tonë. Edhe Saranda Bogujevci është engjëll i yni, është treguese e asaj se nga kemi ardhur. Nuk guxon Kosova asnjëherë t’ia kthejë shpinën kësaj dhimbje”, ka thënë ai.
Po ashtu Haradinaj ka folur edhe për çështjen e pagave të mësimdhënëseve, duke thënë se kjo temë është e dhimbshme se ku kemi arritur.
“Edhe mësuesit janë engjëjt tanë. Nuk është dashur ata të vijnë në mesin e luftës sonë politike. S’ka logjikë me i lënë ata vetëm në këtë kohë”.
Ai i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të mos lejojnë të vjen puna deri në këtë shkallë.
“Mos të na thyhen shtizat në këtë temë”.


