Policia e Kosovës njofton se dje më 5 tetor 2022 është arrestuar një i dyshuar për rastin e njohur në publik si “Brezovica”.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se i njëjti dyshohet për “Dhënie ryshfeti” dhe “Ushtrim ndikimi”.
“Në lidhje me rastin më 05.10.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.


