KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Po të ishte gjallë, Madeleine Albright do të dëshmonte për Thaçin në Speciale
Politikë

Po të ishte gjallë, Madeleine Albright do të dëshmonte për Thaçin në Speciale

Kosova News
Kosova News 12:07 -05/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vonesa në nisjen e gjykimit dhe dhënien e materialeve po paraqet problematikën kryesore të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me drejtësinë në Hagë.

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe,  ka përmendur disa emra që do të mund të kishin dëshmuar pro Thaçit në Hagë, e që tanimë nuk jetojnë.

Në mesin e tyre është edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madelein Albright, pastaj  ish-ambasadori Richard Holbrook si dhe ish-senatori Robert Dole.

Të tre këto personazhe, sipas Keohes, do të dëshmonin po të ishin gjallë, dhe do të kishin shumë gjëra pozitive për të thënë për Thaçin.

“Ne synojmë të eksplorojmë procedurat e Rregullës 98. Natyrisht, kjo ishte 24 vjet më parë. Ne qëndrojmë këtu sot në tre dëshmitarë të paktën që do të kishin dëshmuar shumë pozitivisht 1për klientin tim, Sekretarja Albright, sekretare e Shteteve të Bashkuara, Ambasadori Holbrooke, Senatori Robert Dole, të paktën ata të tre kishin thënë gjëra shumë pozitive për klientit im dhe do të kishin dëshmuar po të kishin mundësi. Sigurisht, ata tre tani janë të vdekur. Dhe propozimi ynë, i nderuari, është nëntë dëshmitarë të moshuar, nga fundi i viteve 70 dhe, sinqerisht, fundi i viteve 80, dhe në 25 shkallë të ndryshme shëndetësore, ata janë dëshmitarë kritikë, ata janë dëshmitarë ndërkombëtarë që ishin të pranishëm në terren, dhe ajo që ne 2 avansojmë është, sigurisht që mund t’ia jap listën tuaj deri më 7 tetor, besoj, ju e përcaktoni”, ka thënë avokati amerikan i Thaçit.

E në lidhje me këtë çështje, avokati i Thaçit ka propozuar një zgjidhje.

Sipas tij, presidentja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, duhet të caktojë një gjyqtar para nisjes së gjykimit, e cila do të dëgjonte dëshmitarët e mbrojtjes që janë në gjendje kritike, apo siç i quan Keohe “dëshmitarë kritike”.

Sipas Keohes, formati i kësaj procedure para nisjes së gjyqit mund të jetë një dëshmitar me një gjykatës.

Avokati amerikan thotë se kjo do t’i kursejë kohë edhe procedurës së mëtejshme të gjyqit.

Ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentari Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi si dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, më vonë kryeparlamentar, Jakup Krasniqi, po qëndrojnë në paraburgim tash e gati dy vite.

Gjyqtari paraprak, panelet e Apelit mirëpo edhe panele tjera të Supremes kanë refuzuar çdo kërkesë të tyre për mbrojtje në liri.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Kosova News 05/10/2022 05/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?