Një grua është raportuar e zhdukur në Suharekë që nga data 2 tetor, ka njoftuar Policia në raportin 24-orës të martën.
Rastin e ka paraqitur bashkëshorti i saj dje, më 3 tetor.
Ai ka deklaruar se bashkëshortja e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Suharekë 02.10.2022-09:00. Me 03.10.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Policia njofton se rasti në fjalë është duke u hetuar.


