Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, përmes të cilës janë hedhur kritika të ashpra në drejtim të partive opozitare, të cilat në periudha të ndryshme bashkë kanë qeverisur me Kosovën deri në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Subjekti politik që në zgjedhjet e fundit mori shumicën e mbështetjes qeveritare me mbi 50 për qind, thotë se shkatërruesit e shtetit janë organizuar sërish, duke bërë sabotim kudo përmes organizmave të kapur.
Vetëvendosje përmend edhe grevat dhe pretendon se ato u përdorën si shumë çështje tjera për të sabotuar shtetin dhe që mos të ketë zhvillim të vendit.
“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet mes tjerash nga Vetëvendosje.
Për më shumë shihni VIDEO-n:


