KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Duke e përmendur Kosovën dhe Bosnjën, ekspertët amerikanë thonë se Rusia mund të nxisë trazira në Ballkan
RajonSiguri

Duke e përmendur Kosovën dhe Bosnjën, ekspertët amerikanë thonë se Rusia mund të nxisë trazira në Ballkan

Kosova News
Kosova News 19:03 -01/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ekspertët amerikanë, Ian Brzezinski – këshilltar i lartë në Këshillin e Atlantikut dhe ambasadorja Jennifer Brush, e cila një kohë ka shërbyer në Ballkan, kanë folur për ndikimin rus dhe mundësinë e nxitjes së trazirave në Ballkan.

“Ka tensione në Ballkan midis grupeve të ndryshme etnike në vende të caktuara, vende të ndryshme kanë tensione me njëra-tjetrën dhe Kosova e Serbia janë një rast klasik. Pastaj ka një paqëndrueshmëri të mundshme ne Bosnjë përbrenda dhe rreth marrëdhënieve më Serbinë. Këto janë raste të dukshme ku ndërhyrja ruse mund të jetë interesante për Putinin si një mënyrë për të nxitur një lloj krize që do të shpërqendronte Perëndimin”, tha Brzezinski, për Zërin e Amerikës, programi në gjuhën serbe.

Ambasadorja Jennifer Brush, e cila një kohë ka shërbyer në Ballkan, mendon se ndikimi më i madh i luftës në Ukrainë mund të shtrihet në Bosnje e Hercegovinë dhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

“Ato popullata serbe janë nxitur aktivisht nga rusët. Janë zonat e vetme ku mund të keni një poster të Putinit dhe ku Putini ka popullaritet, madje është ndoshta më popullor në Banja Llukë sesa në Moskë”, tha Brush.

Kremlini mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore.

Brush tha se veprimi më i mirë për Serbinë do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës në vend të zvarritjes së një procesi të bisedimeve që ka siguruar disa marrëveshje por shumë pak prej tyre janë zbatuar.

“Pra, është 100 për qind në interesin më të mirë të Serbisë që ta kapërcejë këtë pengesë. Nuk do t’i futë ata automatikisht në BE, por do të lehtësojë shumë tensionet në rajon dhe do të ndihmojë që i gjithë rajoni të ecë përpara”, tha Brush.

Të dy ekspertët e cilësuan të pavend nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Rusisë për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme.

Marrëveshja që u nënshkrua në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nxiti reagimet amerikane dhe evropiane.

Brzezinski tha se është interesante të shohësh qeverinë serbe dhe zyrtarët e lartë serbë të jenë kritikë ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe ndaj referendumeve të Rusisë. Megjithatë nga Serbia dërgohen edhe sinjale të përziera. “Dhe nënshkrimi I kësaj marrëveshjeje është sigurisht i padobishëm dhe jo në kohën e duhur”, tha ai.

Brush tha se nënshkrimi i marrëveshjes Serbi Rusi është një sinjal fatkeq.

“Rusia po dështon në fushën e betejës. Ekonomia e saj po rëndohet. Për Rusinë, përveç Serbisë, nuk ka asnjë mbështetje tjetër nga asnjë anë tjetër e botës. Edhe Kina dhe India janë larguar nga mbështetja për Rusinë. Kështu që mbetet vetëm Serbia, e cila është me peshë në Ballkan, por ndoshta jo në skenën botërore, që del e thotë se ne jemi me ju Rusi, dhe ne do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje”, tha Brush.

Më herët gjatë javës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se “përafrimi i mëtejshëm me Rusinë është një hap në drejtimin e gabuar dhe në kundërshtim me aspiratat evropiane të deklaruara të Serbisë”.

Deputetë të Parlamentit Evropian thanë se “BE-ja nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë nëse ajo nuk vihet në linjë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, duke paralajmëruar se ky qëndrim do të jetë pjesë e raportit të radhës mbi zgjerimin e bllokut.

Brzezinski tha se është për të ardhur keq për popullin serb që qeveria serbe nuk po bën një përpjekje më aktive për të integruar ekonominë e saj në ekonominë e gjerë evropiane dhe për t’u integruar në bllok.

“…Një nga pohimet e rreme të bëra nga Putini është se zgjerimi i BE-së dhe zgjerimi i NATO-s kanë qenë një imponim nga Brukseli nga Uashingtoni nga Berlini ndaj demokracive të Evropës Qendrore dhe Lindore. Është krejt e kundërta. Procesi ka qenë gjithmonë i nxitur nga dëshirat e popujve dhe qeverive dhe në fund të fundit veprimet e tyre për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në këto organizata përkatëse”, tha Berzezinski.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, ndërsa ka shpallur neutralitetin e saj ushtarak.

“Mendoj se është për të ardhur keq që Serbia duhet të zgjedhë neutralitetin në një rast kaq të qartë të agresionit brutal dhe të pajustifikuar”, tha Brzezinski.

Gjithashtu lexoni:

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Millorad Gjokoviq përballet me fjalët përfundimtare në procesin për krime lufte

TAGGED: Jennifer Brush, Kosova, Rusia, Serbia, Vladimir Putin
Kosova News 01/10/2022 01/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit
14:11 -21/07/2026
Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin
13:57 -21/07/2026
Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?