Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në konferencën e sotme për media, ka vendosur që të pezullojë grevën, raporton KosovaNews.
Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj tha se pezullimi i grevës do të vlejë deri në janar të vitit të ardhshëm dhe se kërkesat e tyre mbetet të njëjta.
Ai madje ka bërë thirrje që Qeveria t’i realizojë kërkesat a tyre.
“Ajo që dua të them është se me kënaqësi e respekt po iu drejtohem grevistëve. Mundësia e vetme na kishte mbetur greva e përgjithshme. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi me 25 gusht. Qeveria në vend se të dërgojë optimizëm, por reagoj me fyerje”.
“Falënderoj prindërit dhe qytetarët që dhanë vlerësime për grevën. Ata që na fyen dhe linçuan le të mbetet në fytyrën e tyre. Uroj që qeveria të nxjerr mësime nga kjo Grevë. Si Këshill Grevist i BSPK-së, SBAShK-ut dhe administratës dhe jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”.
Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet tutje.
Përderisa të premten SBAShK-u përmes një postimi në Facebook ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës, më së largu deri në janar 2023, janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.
Lexoni edhe këto:


