KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet referendum që qytetarët të vendosin për marrëveshjen me Serbinë
Politikë

Kërkohet referendum që qytetarët të vendosin për marrëveshjen me Serbinë

Kosova News
Kosova News 09:38 -01/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mungesa e vullnetit politik, ka bërë që Kosova mos ta ushtrojë të drejtën e saj për referendum.

Kushtetuta e Kosovës e parasheh një dispozitë lidhur me mundësinë e mbajtjes së referendumit dhe rregullimit apo zgjidhjes së çështjeve të ndryshme, me anë të referendumit, por për këtë fillimisht duhet të hartohet një ligj për referendumin dhe të miratohet në Kuvend.

Ndërkohë, njohësit e Kushtetutës, e vlerësojnë si të nevojshme një ndryshim të tillë, sidomos për çështjet jetike të shtetit, siç është marrëveshja finale me Serbinë.

Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese ka thënë  se referendumet në Kosovë mund të ndodhin, pasi të nxirret një ligj i veçantë. Ai ka thënë se një ligj i tillë nuk ka ndodhur për mungesë të vullnetit politik.

- Reklamë -

“Meqë me Kushtetutën e Kosovës në fuqi, institucioni i referendumit është paraparë, por që ka mbetur me ligj të veçantë për referendum të rregullohet çështja e mbajtjes së saj si modeli më i drejtpërdrejtë i ushtrimit të demokracisë nga ana e popullit. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani, po të ketë ndonjë kërkesë për referendum, nuk mund të realizohet për arsye sepse elitat politike deri më tani nuk kanë pasur interesim dhe vullnet që ne të kemi një ligj për referendumin”, u shpreh Baraliu.

Baraliu thotë se përfundimi i dialogut do duhej të përfundonte edhe me një referendum në Kosovë. Njëjtë thotë se është paralajmëruar edhe nga shteti i Serbisë.“Domosdoshmërisht është e nevojshme që ne të kemi një ligj për referendumin dhe kjo duhet të jetë kërkesë edhe e shoqërisë civile dhe botës akadamike, e sidomos partisë në pushtet, në mënyrë që për çdo çështje e sidomos përfundimi i dialogut, të shkojë përmes referendumit. Serbia, ka paralajmëruar që çështjen eventuale të ndonjë marrëveshje të rëndësishme, e kanë premtuar që të kalojë përmes referendumit”, është shprehur ai.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë për Ekonomia Online se referendumi mund të bëhet nëse do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet subjekteve politike, pasi që për miratimin e tij, duhet një numër i konsiderueshme i votave pro.

“Përderisa me Kushtetutë janë përcaktuar disa situata përmes të cilave mund të rregullohen me referendum në Republikën e Kosovës, partitë politike ende nuk kanë arritur që ta miratojnë një ligj për referendumin, e cili do ta përcaktonte fushat pastaj në të cilat mund të rregullohen me referendum, përjashtimisht atyre me Kushtetutë janë të përjashtuara në mënyrë taksative. Kushtetua e Kosovës e përmend për shembull që me referendum mund të rregullohen çështje që janë të ndërlidhura me sovranitetin e Kosovës”, është shprehur ai.

Duke përmendur inicimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Miftaraj thotë se si model është menduar me disa mijë nënshkrime.

Sipas tij, i njëjti ligj sot e asaj dite ka mbetur në sirtarët e Kuvendit.

“Me qëllim që të përcaktohen kushtet, kriteret dhe procedurat sesi mund të mbahet një referendum, kjo duhet të rregullohet me ligj dhe pastaj ky ligj kushtet sesi mund të mbahet referendumi. Në projektligjin e vitit 2018, i cili nuk është miratuar asnjëherë në Kuvendin e Kosovës, ishte paraparë prej 100 mijë nënshkrimeve për të iniciuar referendumin, dhe ky numër mund të shkurtohet në 20 mijë apo 50 mijë, pra varësisht sesi e përcaktojnë forcat politike në Kuvendin e Kosovës. Në referendum pastaj mund të përcaktohen fushat që mund t’i prekë ky referendum të cilat janë me interes për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës, të cilët mund të marrin bekimin e qytetarëve përmes referendumit”, u shpreh Miftaraj.

Gjithashtu lexoni:

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kosova News 01/10/2022 01/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?