Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po mban mbledhjen, me ç’rast ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar vendimet qeveritare që janë ndërmarrë për t’u përballur me krizën energjetike.
Ministri Murati ka deklaruar para anëtarëve të komisionit se çdo vendim që është marrë e merret nga Qeveria e Kosovës është i bazuar në ligj dhe bazohet në kornizën ligjore.
“Ne si ministri ndarjet i ndajmë duke u bazuar në ligj, sipas kërkesave që na vijnë. Funksioni është financimi dhe prioriteti i Qeverisë”, tha Murati para Komisionit hetimor, duke i përgjigjur pyetjes së anëtarit të Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, i cili ka kritikuar qeverinë për mos liferim dhe lëvizje të parave dhe sipas tij këto mjete janë vetëm zotim i qeverisë.
Kurse sa i përket asaj se ku shkojnë mjetet, Murati bëri me dije se mund të shtohet blloku tarifor, e që e ka marrë edhe Shqipëria.
Ai ka thënë se në krahasim me Shqipërinë, Kosova ka rrymën më të lirë.
“Për shkak të subvencionim kemi çmimin cent edhe me tarifën e lartë, kurse të lirën 6.7, ndërsa në Shqipëri 8 cent”, theksoi ai.
Në këtë rast ministri Murati, bëri me dije se nga shumica e subvencionimit, pra mbi 80 për qind janë amvisëri si dhe biznese.
“Tani kemi inflacion, dhe e kemi parë të arsyeshme që subvencionimi do të përkrah familjet që kanë nevojë. Edhe shtetet e tjera kanë dalë me plane për subvencionin e energjisë, siç është rasti edhe i Gjermanisë”, tha ai.


